Misteri i shkëmbit që qëndron prej 11 mijë vitesh mbi një gur

Ndryshe

Misteri i shkëmbit që qëndron prej 11 mijë vitesh mbi një gur

Më: 15 janar 2023 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Ky është “shkëmbi i çuditshëm”, që në finlandisht thuhet Kummakivi.

Ky shkëmb ndodhet në pyllin e dendur në pjesën perëndimore të Ruokolahti në Finlandën Juglindore.

Shkëmbi quhet i çuditshme, sepse për 11 mijë vjet ka sfiduar gravitetin, pasi ai ndodhet i balancuar mbi një gur.Legjenda ka një shpjegim për këtë fenomen, ndërsa shkenca ofron një tjetër. Është e vërtetë që asnjë nuk është vërtetuar.

Sipas legjendës, ky shkëmb u vendos mbi gur nga gjigantët; ndërsa gjeologët ofrojnë një shpjegim shkencor – akullnajat.

Meqenëse ky nuk është shkëmbi i vetëm balancues në botë, shkencëtarët besojnë se akullnajat e lanë atë pasi u tërhoqën para më shumë se 8.000 vjetësh.Mirëpo, askush nuk e ka shpjeguar ende pse ai nuk ka rënë deri tani.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat