A e dini pse aeroplanët kanë tavllë kur pirja e duhanit është e ndaluar?

Ndryshe

A e dini pse aeroplanët kanë tavllë kur pirja e duhanit është e ndaluar?

Më: 12 mars 2023 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Aeroplanët kanë qenë gjithmonë një mjet interesi, kurioziteti dhe frike për shumë njerëz. Ndërkohë, me kalimin e viteve, aq më shumë zbulojmë dhe mësojmë për mjetet e transportit dhe na çojnë në anën tjetër të botës brenda pak orësh. Shpeshherë stjuardesat janë ato që na japin informacione kaq interesante dhe të çuditshme për avionët. Si për shembull informacione të dobishme rreth ndërtimit të tyre dhe aksesorëve në kabinë. Për shembull, a e dini pse aeroplanët kanë tavllë, ndërsa pirja e duhanit është e ndaluar?

E megjithatë ka një shpjegim dhe histori shumë logjike pas saj. Le të kthehemi në vitin 1988 kur linjat ajrore, konkretisht ato të parat në SHBA, proceduan me ndalimin e pirjes së duhanit në fluturime. Në fakt nuk ishte një ndalim i thjeshtë, por ishin vendosur gjoba shumë të larta për shkelësit.

Megjithatë, përkundër faktit se pirja e duhanit është e ndaluar për më shumë se 25 vjet, linjat ajrore ende kanë të paktën një tavllë në çdo tualet.

Sipas politikës së kompanisë, prania e tavllës në tualete është e detyrueshme. Dhe kjo pasi, pavarësisht ndalimit, nëse ka ndonjë shkelës, do të duhet të fikë cigaren në mënyrë të sigurt diku për të mos shkaktuar zjarr.

Incidenti ndodhi në një fluturim nga Rio de Zhaneiro në Paris në vitin 1973, kur një bisht cigareje mori flakë duke çuar në një ulje emergjente, ku vdiqën 123 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat