12-vjeçarja me IQ më të lartë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking

Ndryshe

12-vjeçarja me IQ më të lartë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking

Më: 19 mars 2023 Në ora: 16:18
Anwita Patil

Një vajzë 12-vjeçare është pranuar në Mensa (shoqëria më të madhe dhe më të vjetër me IQ të lartë në botë, e cila pranon vetëm ata që mund të dëshmojnë se kanë një IQ në dy përqindëshin më të lartë të popullsisë) npasi një test inteligjence zbuloi se ajo e ka Koeficientin e Inteligjencës (IQ) më të lartë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

Anwita Patil, nga Sale, Greater Manchester, arriti një rezultat prej 162, rezultati më i lartë i mundshëm në kategorinë e saj të moshës, duke e vendosur atë mbi shkencëtarët që besohet se kishin një IQ rreth 160.

Prindërit e Anwita thanë se ishin mahnitur nga inteligjenca natyrore e vajzës së tyre.

Nëna e saj Anu, e cila ka përfunduar doktoratën në matematikë, tha: ‘Ne bënim sfida matematikore së bashku, por ndonjëherë nuk ia qëlloja përgjigjen dhe Anwita po. Ajo mendon krejtësisht ndryshe dhe kjo është për gjërat që nuk mësohen në shkollë”.

Anwita iu nënshtrua dy testeve kur ishte 11 vjeçe, të cilat analizuan aftësinë e saj gjuhësore dhe të menduarit anësor, si dhe vetëdijen e saj vizuale dhe hapësinore.

Nëna e saj dhe babai i saj, Jay, një konsulent i NHS, thanë se nuk ishin të befasuar që vajza e tyre e vogël kualifikohej për anëtarësim, por nuk e kishin idenë se ajo do të kalonte me rezultatin më të lartë të mundshëm.

Ajo festoi rezultatet e saj mahnitëse duke pasur një mbledhje me miqtë dhe familjen pak pasi mbushi 12 vjeç, shkruan Dailymail.

Jay shpjegoi se vajza e tij dëshiron të përdorë inteligjencën e saj për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve globale.

Ajo tani do t’i bashkohet 18,000 anëtarëve të tjerë të Mensa-s në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, e cila synon të sigurojë një “mjedis intelektual dhe social stimulues për anëtarët e saj”.

Rezultati maksimal i mundshëm është 161 për të rriturit dhe 162 për moshat nën 18 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat