Balena vrasëse do të kthehet pas 50 vitesh në ujërat e Paqësorit

Ndryshe

Balena vrasëse do të kthehet pas 50 vitesh në ujërat e Paqësorit

Më: 2 prill 2023 Në ora: 09:20
Lolita

Balena vrasëse e njohur si Lolita, e cila prej dekadash performonte në një atraksion turistik në Majami, pritet të kthehet në habitatin e saj natyror, në Oqeanin Paqësor, shkruan BBC.

Ajo u mor nga oqeani në vitin 1970. Por pas një mosmarrëveshjeje të gjatë se kujt i përket Lolita, zyrtarë nga parti të ndryshme njoftuan një pakt për të kthyer Lolitën, në ujërat e shtëpisë së saj.

“Lolita do të marrë kujdesin e duhur, pasi ekipi punon për të bërë të mundur zhvendosjen në 18 deri në 24 muajt e ardhshëm,” tha në një deklaratë të enjten në “Miami Seaquarium”.

“E di që Lolita dëshiron ujërat e lira. Nuk më intereson çfarë thotë dikush. Ajo ka jetuar kaq gjatë për të pasur këtë mundësi. Dhe misioni im i vetëm është  të ndihmoj këtë balenë të lirohet“, tha Jim Irsay, pronari i Indianapolis Colts.

Ai tha se kostoja mund të arrijë deri në “tetë shifra”.

“Ne jemi këtu sepse të gjithë kujdesemi thellësisht për shëndetin dhe mirëqenien e kësaj krijese të bukur dhe jam shumë i lumtur që jam këtu për këtë njoftim historik për të filluar procesin e kthimit e saj në ujërat e saj të lindjes,” thanë zyrtarët.

Orka nuk ka performuar që nga viti i kaluar, por qendron në rezervuarin e saj, i cili është 24 m i gjatë dhe 10 m i gjerë. Ajo mund të jetojë deri në 90 vite, të peshojë deri në 11 ton dhe të rritet deri në 9.7 m, sipas Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat