​Foka mesdhetare, vlerë e shtuar e biodiversitetit të parkut Sazan-Karaburun

Ndryshe

​Foka mesdhetare, vlerë e shtuar e biodiversitetit të parkut Sazan-Karaburun

Më: 4 prill 2023 Në ora: 08:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Prej vitesh tashmë, Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë po monitoron nëpërmjet kamerave kurth prezencën e species në shpellat e parkut detar Sazan-Karaburun, ku si rezultat është dokumentuar prezenca e 2 individëve të Fokës së Mesdheut.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë ndau në rrjetet sociale pamje të reja të Fokës së Mesdheut (Monachus monachus).

Popullata botërore e kësaj specieje përbëhet prej rreth 800 individë dhe vlerësohet si e rrezikuar (EN) sipas IUCN. Për shkak të rëndësisë, Foka e Mesdheut është pjesë e konventave të rëndësishme, si ajo e Barcelonës, Bernës, Bonit, CITES, pjesë e Direktivës së Habitateve, si edhe Listës së Kuqe të Shqipërisë.

Prania në Karaburun-Sazan është vlerë e shtuar për biodiversitetin e zonës dhe të Shqipërisë, ndaj ruajtja e species dhe habitatit të saj është e një rëndësie të veçantë.

Foka e Mesdheut, apo siç njihet latinisht: “Monachus monachus” është një lloj foke që i takon familjes “Phocidae”. Në vitin 2016, është llogaritur të ketë më pak se 700 individë të gjallë të këtij lloji, të vendosur në tre apo katër nënpopullata të zolura në Detin Mesdhe (posaçërisht në Detin Egje), arkipelagun e Maderias dhe në arkipelagun Ras Nouadhibou në verilindje të Oqeanit Atlantik.

Besohet të jetë lloji më i rrallë i fokave në botë dhe tashmë kjo lloj foke ka vizituar edhe Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat