Qeni më i shkurtër në botë

Ndryshe

Qeni më i shkurtër në botë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Në librin e rekordeve botërore Guinness vazhdojnë të regjistrohen rekorde të reja. Një prej tyre është edhe ai në kategorinë e qenit më të shkurtër në botë.

Ky qen quhet Pearl, dhe është 2 vjeçar. Është i llojit Chihuaha.

Pearl u vlerësua “qeni më i shkurtër në botë”. Këtë e bënë të ditur përgjegjës të librit të rekordeve botërore, Guinness.

Pearl është i gjatë vetëm 9 cm.

Ky qen, që është i gjinisë femërore, është pasardhësja e rekorderes së deritanishme të kësaj kategorie, tezes së saj Miracle Milly.

Sipas Guinness, Pearl është e shkurtër një shkop akulloreje, ndërkaq e gjatë sa një dollar. E pesha e saj tani është 553gram.

Pronarja e Pearl, Vanesa Semler, ka thënë se është shumë e bekuar që e ka atë. E tani që ajo arriti rekordin si qeni më i shkurtër në botë dhe që ky lajm u nda me botën, është mahnitëse, ka thënë ajo.

Sipas Guinness, qeni më i shkurtër në botë që ka ekziastuar ndonjëherë ishte i gjatë 7.11 cm. Ai ishte me pronar nga Britania. Ky qen ka ngordhur në vitin 1945, para se t’i mbushte dy vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat