Shpëtohet delja më e vetmuar në botë

Ndryshe

Shpëtohet delja më e vetmuar në botë

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 09:57
Delja, e quajtur Fiona

Delja më e vetmuar në botë është shpëtuar. Delja, e quajtur Fiona kishte rreth dy vjet e bllokuar në një breg të largët në malet skoceze dhe ushqehej me ç’të gjente në zonën përreth.

Një organizatë bamirëse për mirëqenien e kafshëve kishte thënë më parë se çdo përpjekje për ta shpëtuar atë do të ishte “tepër komplekse”.

Megjithatë, një grup prej pesë fermerësh të atyre anëve arriti ta çonte atë në një shpat të pjerrët dhe tha se ajo u shpëtua në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.

Ata e qethën përpara se ta dorëzonin në një fermë. Misioni i shpëtimit u organizua nga Cammy Wilson, një qethëse delesh nga Ayrshire, pasi pa shqetësimin e bërë mediatik për gjendjen e deles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat