Pilotët mund të flejnë gjatë fluturimit - publikohen pamjet brenda dhomave të gjumit në aeroplan

Ndryshe

Pilotët mund të flejnë gjatë fluturimit - publikohen pamjet brenda dhomave të gjumit në aeroplan

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 12:09
Pamjet shfaqin një dhomë me qasje të kufizuar pranë kabinës së pilotëve, e pajisur me dy shtretër gjumi.

Një pilot ka “trembur” pasagjerët duke publikuar një video ku u shfaqen dhomat komode, por klaustrofobike në të cilat kapitenët shtrihen gjatë udhëtimeve të gjata.

Pamjet shfaqin një dhomë me qasje të kufizuar pranë kabinës së pilotëve, e pajisur me dy shtretër gjumi.

Këto dhoma speciale për gjumë, janë të disponueshme vetëm në fluturimet me distanca të gjata, si ato mbi 7 orë.

Shumë prej komentuesve u dukën të alarmuar nga ideja se pilotët flenë gjatë fluturimit.

“A flenë? Frika e re u zbulua”, shkroi njëri prej tyre.

Sidoqoftë, siç vunë në dukje disa prej komentuesve, gjatë fluturimeve me distanca të gjata në aeroplan ka tre deri në katër pilotë, duke siguruar kështu që gjithmonë të ketë dikush që kontrollon drejtimin e tij ndërsa të tjerët pushojnë.

Në fakt, gjumi është i një rëndësie të madhe te pilotët pasi i ndihmon ata të rimbushin energjinë e tyre në mënyrë që të vazhdojnë drejtimin e aeroplanit.

Për këtë arsye, Administrata Federale e Aviacionit kërkon që pilotët të flenë të paktën 30 minuta gjatë fluturimeve më të gjata se 8 orë.

Gjithashtu, ata duhet të pushojnë të paktën 8 orë përpara fluturimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat