12-vjeçari zgjidh misterin 2 mijë vjeçar të armës së lashtë greke ‘Rrezja e vdekjes’

Ndryshe

12-vjeçari zgjidh misterin 2 mijë vjeçar të armës së lashtë greke ‘Rrezja e vdekjes’

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 10:39
Shumë studiues përfshi dhe filozofin francez René Descartes, e konsideronin trillim

Një djalë 12-vjeçar duket se ka zgjidhur misterin e armëve me rreze të përshkruara në imazhet e disa shekujve më parë, duke krijuar atë që quhej “rrezja e vdekjes” e përshkruar dikur nga Arkimedi.

Autori i shekullit të dytë Lucian, shkruan se filozofi grek kishte krijuar dizajnin e rrezes së vdekjes për të mbajtur larg luftanijet romake gjatë rrethimit të Sirakuzës në vitet 213-212 BCE.

Arkimedi besohet se ka përdorur një seri pasqyrash për të përqendruar dritën e diellit në anijet armike që afroheshin, duke i ndezur ato në flakë.

Por për këtë nuk ka prova të qarta dhe studiuesit prej atëherë studiuesit debatojnë prej vitesh.

Shumë studiues përfshi dhe filozofin francez René Descartes, e konsideronin trillim, shkruan Metro.

Por nxënësi kanadez Brenden Sener ka realizuar një imitim të rrezes së vdekjes duke përdorur pasqyra të harkuara dhe llampa LED duke provuar se mund të funksionojë.

Brenden krijoi një version në miniaturë të rrezes dhe zbuloi se duke fokusuar burimin e nxehtësisë 50-watt mbi një karton, temperatura rritej me shtimin e pasqyrave.

Zbulimi tij është i ngjashëm me atë të studiuesve të Massachusetts Institute of Technology në SHBA, që krijuan një kopje të armës së Arkimedit dhe zbuluan se rrezja e vdekjes mund të ndizte në flakë një anije të drunjtë në 11 minuta.

Sipas tyre një burim nxehtësie me disa pasqyra të fokusuara në objektiv me kënd të saktë, mund ta ndezin atë, thuhet në artikullin e Canadian Science Fair Journal.

Brenden ka marrë disa çmime fizike dhe inxhinierie nga shkolla Matthews Hall, nga panairi shkencës Thames Valley në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat