Ajo i tha shefit se ishte e sëmurë dhe vazhdoi të flinte: Kur i hapi sytë, shefin e gjeti pranë krevatit

Ndryshe

Ajo i tha shefit se ishte e sëmurë dhe vazhdoi të flinte: Kur i hapi sytë, shefin e gjeti pranë krevatit

Më: 7 mars 2024 Në ora: 23:12
Tiktoker Mish

Tiktoker Mish (@mishyymbabyy) tregoi një histori të mahnitshme që u bë virale, duke mbledhur më shumë se 6.8 milionë shikime.

Ajo shpjegoi se punonte në një restorant dhe se një mëngjes u zgjua me dhimbje barku dhe e thirri shefin e saj.

Gruaja i shpjegoi atij se nuk mund të vinte në punë, pas së cilës u kthye në shtrat për të vazhduar gjumin.

Vajza pretendon se pas disa kohësh hapi sytë dhe pa shefin pranë shtratit të saj!

“Ai tha: “Unë erdha për ty”, thotë tiktokerja.

Shefi ka shpjeguar se ka trokitur në derë dhe meqë ishte e hapur vendosi të hynte brenda, raporton LadBible.

“Ai mendoi se unë mund të mos doja të vozisja, kështu që më ofroi të më voziste që të mund të punoja”, shtoi ajo.

Vajza ka publikuar një vazhdim të rrëfimit ku ka paraqitur detaje të tjera.

Ajo tregon se jeton me shokun e dhomës, rreth 15 minuta larg restorantit dhe se atë ditë ka qenë vetëm në shtëpi.

“Shoku i dhomës doli jashtë dhe e la derën hapur. Dhoma e saj e gjumit është në katin e parë dhe e imja në katin e dytë”, tha ajo.

Kur shefi i shpjegoi pse kishte ardhur, vajza i tha se nuk lejohej të hynte në shtëpi pa leje. Ajo i kërkoi të largohej, gjë që ai e bëri.

Disa javë më vonë, ajo u pushua nga puna dhe për t’i bërë gjërat edhe më të çuditshme, ish i dashuri i saj hodhi vezë në vitrinën e dyqanit, duke besuar se do t’i duhej të pastronte rrëmujën?!

Historia shkaktoi reagime të stuhishme nga përdoruesit, të cilët lanë qindra komente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat