“Sikur po mbytet…”, videoja e çuditshme e krokodilit bëhet virale

Kuriozitete

“Sikur po mbytet…”, videoja e çuditshme e krokodilit bëhet virale

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Menduat se i kishit parë të gjitha?! Epo, sa kohë në rrjetet sociale postohen përmbajtje nga më të çuditshmet, do ketë gjithnjë gjëra të reja e të panjohura.

Videoja e një krokodili në lumin Barito në Indonezi është bërë virale së fundmi, pasi është sjellja më e pazakontë tek zvarranikët ndonjëherë.

Në pamjet e publikuara, shihet si krokodili rrokulliset në ujë dhe gjymtyrët e tij i nxjerr në sipërfaqe.

 

Duket si një “taktikë” joshëse për kalimtarët, por sipas ekspertëve australianë kjo teori është e pabazë.

“Duket sikur po mbytet, por nuk ekziston asnjë mënyrë që ata të imitojnë njerëzit”, thonë ata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat