Çifti nga Miçigani fiton dy milionë dollarë në ditën e përvjetorit të martesës

Kuriozitete

Çifti nga Miçigani fiton dy milionë dollarë në ditën e përvjetorit të martesës

Më: 29 maj 2025 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Një çift nga Miçigani i ShBA-së festoi përvjetorin e martesës në mënyrë të paharrueshme, duke fituar dy milionë dollarë me një biletë gërvishtëse lotarie.

Gruaja 44-vjeçare tha se e bleu biletën në një pikë karburanti dhe e gërvishtën së bashku me bashkëshortin.

“Burri im e pa i pari çmimin dhe nuk mundi të besonte. Shkuam ta kontrollonim në dyqan, pastaj një shoqe e skanoi me aplikacionin e lotarisë dhe konfirmoi fitoren. Isha në shok total!”, tha fituesja, raporton Upi.

Me këto para, çifti planifikon të blejë një shtëpi, të investojë dhe të sigurojë fonde për arsimin e fëmijëve të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat