Luledielli gjigant mbi 9 metra gati për të hyrë në Guinness

Kuriozitete

Luledielli gjigant mbi 9 metra gati për të hyrë në Guinness

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 22:07
Luledielli gjigant

Luledielli gjigant i një burri nga Indiana është gati për t’u shpallur rekord botëror pasi u mat në mbi 9 metra.

Banori i Fort Wayne, Alex Babich, më parë u përpoq të thyente rekordin me një luledielli që e rriti vitin e kaluar, por në fund nuk ia doli.

Një dokumentar i quajtur Bloom pa përpjekjet e tij, dhe ekipi u kthye në shtëpinë e tij këtë javë dhe filmoi momentin kur luledielli i quajtur Clover, theu jozyrtarisht Rekordin Botëror Guinness..

“Ne kemi qenë këtu për 30 vjet. Ne e duam absolutisht Fort Wayne”, tha Babich.

Provat e gjatësisë së Clover tani duhet të shqyrtohen nga Guinness World Records për ta bërë arritjen zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat