Mbi 37 milionë shikime - macja “vodhi shfaqjen” në festën e diplomimit

Kuriozitete

Mbi 37 milionë shikime - macja “vodhi shfaqjen” në festën e diplomimit

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 18:46
Pamje nga video

Një video me një mace ka bërë bujë në internet, pasi ajo ka “vjedhur vëmendjen” në një festë diplomimi dhe është bërë virale me 37 milionë shikime.

Në pamjet e publikuara, macja shihet duke marrë gjithë vëmendjen gjatë festës së diplomimit, ndërsa të pranishmit po festonin dhe po bënin foto.

Ajo duket e qetë dhe e rehatuar mes njerëzve, sikur të ishte pjesë e ceremonisë.

Sipas përshkrimit të videos, macja thjesht u ul dhe u bë pjesë e festës, duke u sjellë si “mysafire nderi”, gjë që ka bërë që ajo të fitojë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Videoja ka marrë miliona pëlqime dhe komente, ku përdoruesit kanë shkruar se macja “e vodhi spektaklin” dhe u bë ylli i vërtetë i ngjarjes.

@spongecake_cats Buttercream just grabbed a chair and made himself comfortable! #catsoftiktok #petsoftiktok #cats #cat #graduate ♬ awww so cute - Cherri ⁉️
comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat