Sot u mbajtën zgjedhjet në Kosovë

Opinione

Sot u mbajtën zgjedhjet në Kosovë

Nga: Milazim Maraj Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 22:59
Milazim Maraj

Si do të quhen këto zgjedhje parlamentare?

Zgjedhjet e pesta më radhë pas shpalljes së pavarësisë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të shkurtit apo 14 shkurtit.

Zgjedhjet e Shen Valentinit. Sido që të jetë këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme, më kohëzgjatje më të shkurtër në Kosovë. Këto janë zgjedhje që duhej të trokisnin në ndërgjegjeje të deputetëve tonë në Parlamentin e Kosovës.

Sa po i paguajmë gabimet tona në zgjedhje do të duhej të jetë pyetje për çdo subjekt politik në Kosovë.

Sa i kushtojnë këto zgjedhje Kosovës në ekonomi, në planin e brendshëm dhe në planin e marrëdhënieve më jashtë?

Ku i marrim paratë për këto zgjedhje?

A ka Kosova luksin për këso zgjedhje kaq të shpeshta?

A kemi zgjedhur kësaj radhe deputet përgjegjshëm apo përsëri kemi zgjedhur torollak që nuk shohin gjë përtej interesit të vet të ulët, duke rrezikuar kështu, shtetësinë e Kosovës.

Sa po dëmtohet imazhi jonë në Botë si shtet formues më zgjedhje të tilla?

Këto dhe shumë pyetje tjera do të duhej të ia shtrojnë veti secili subjekt politik i Kosovës. Nëse premtimet parazgjedhore do të realizoheshin përafërsisht; zhvillimi i Kosovës do të bëhej me hapa të shpejt dhe orientim të sigurt. Nuk do të mbeteshim me sy kah miqtë tonë, që të i korrigjojnë gabimet tona në vend që të përkrahin integrimin tonë. Nuk do të humbet kohë përsëri duke numëruar në vend apo kthyer prapa. Këto zgjedhje u mbajtën në ditën e festes së krishterë të Shen Valentinit, ditën e të dashuruarve. Urojmë që deputetet e kuvendit të Kosovës të kenë më shumë dashuri për njeri tjetrin, më shumë dashuri dhe respekt për votuesit e vet, për Kosovën, atdheun e tyre .Kërkojmë që në këtë Kuvend të mbretërojë arsyeja dhe kuptimi për zhvillim, të kujtojnë taksapaguesit e varfër nga të cilët marrin këto paga të tyre të mira. Të mos ketë inate që do t’i shkonin në interes Serbisë.

Të ketë kauza serioze të rëndësishme, të studiuar mirë si hartimi i tyre ashtu edhe rruga për implementimin e tyre. Urojmë që Kosova të merr shembull nga Izraeli dhe Singapori si të behët i fuqishëm, shteti i vogël. Si mund të ndjehen mirë dhe krenar qytetaret e vendit në shtetin e vet të përparuar dhe më standarde të larta jetësore. Të kemi një mirëkuptim dhe bashkëpunim në mes të shqiptarëve në Kosovë, me shqiptaret në Shqipëri dhe kudo të gjendën në Botë. Vetëm pas këtij mirëkuptimi do të akumulojmë forcën tonë intelektuale dhe profesionale.

Më pastaj do të gjejmë miq dhe partner për integrimin tonë në institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Në secilin subjekt politik ka njerëz të mirë dhe të vullnetit të mirë urojmë që ata të jenë të pavarur nga klikat e partive të tyre; potencialin e tyre intelektual dhe profesional ta vejnë në shërbim të interesit kombëtar të Kosovës. Urojmë që çdo projekt i propozuar në Parlamentin e Kosovës të jetë objekt studimi për deputetet e Kosovës dhe jo objekt i përshtatshëm për korrupsion, për përfitimi të individëve në Parlament dhe interesit të huaj jashtë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat