Elisa Spiropali përjashtohet nga Partia Socialiste për herezi

Opinione

Elisa Spiropali përjashtohet nga Partia Socialiste për herezi

Nga: Skënder Kapiti Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 11:14
Skënder Kapiti

Elisa Spiropali u përjashua politikisht nga Partia Socialiste për herezi politike sepse ajo pati guximin për të thënë mendimin e lirë, idetë dhe bindjet e saj për të vërtetën , të drejtën  kundër politikës bunker , autokratike  dhe dogmatike  kundër realitetit;u përjashtua për herezi sepse ajo nuk ishte dakord me burgosjen , ndrydhjen dhe me “vdekjen” e mendimit intelektual e patiotik brënda Partisë Socialiste, dhe pse ajo ishte kundër dogmës së njëshit të përjetshëm dhe të pagabueshmërisë së kryetarit të PS-së Edi Rama, politkë të cilën Partia Socialiste pothuajse e kishte shndërruar në dogmë nënshtrimi, servilizmi, korrupsioni  dhe bindjeje të verbërisë politike. 

Spiropali u përjashtua pasi ajo kërkonte që t’i jepej fund modelit politik të partisë-shtet dhe  të pushtetit absolut korruptiv  të njëshit dhe të egoizmit e të arrogancës së tij , dhe se ajo guxoi që të paraqesë një alternativë të saj kundër tabusë së mosndryshimit.

Kjo përbënte për Partinë Socialiste herezi sepse Spiroali po thyente tabunë politike, dhe me dakordësinë servile dhe të imponuar, drejtuesit e PS-së dhe deputetët  shumica e tyre u dakordësuan dhe bënë shërbimin e inkuizitorit duke e lënë vetëm Spiropalin, gjë që në shoqëritë e pacivilizuara kulturalisht dhe demokratikisht, guximtarëve dhe “hereikëve”si Spiropali  u shkakton dëm të madh moral e psiqik, si ato që u bëheshin kundërshtarëve politik në gjyqet publike të kohës së regjimit diktatorial komunist.

Socalistët nëse duan që t’a shpëtojnë Partinë  Socialiste nga humnera ku po rrëshqet duhet t’a mbështesin Spiroalin, guximin e saj moral, intelektual e politik e cila po i thotë  jo atij që pretendon se ai është Partia Socialiste, ai është vetë shteti, ligji, demokracia, integrimi, polici, drejtësia, avokatia, patrioti i rrejshëm , mashtruesi   dhe gjithpolitia socialiste , duhet t’a mbështesin socialistët Spiropalin pë clirimin e Partisë edhe nga pengarrja dhe të shpronësojnë atë që e ka bërë mjet e pronë të tij Partinë  Socialiste se ndoshta po nuk ndryshuan gjërat PS ajo edhe mund të shndërrohet në një shoqatë e “besnikëve të Ramës”.

Spiropali përbën herezi, pasi Edi Rama vuan nga kompleksi i inferioritetit , kur ai kapacitetin , talentin dhe meritokracibë dhe superiotetin inteletual , politik  dhe patriotik të tjetrit i shikon dhe i konsideron si kërcënim.

Kjo është edhe një asye tjetër herezie e  Spiropalit.

Konstatohet edhe një neveri mediatike të gazetarëve, analistëve dhe opininisëve dhe mediave në Shqipëri, që në vënd që t’a inkurajojnë dhe mbështesin guximin intelektual, politik e patriotit të reformatores znj. Spiropali ata merren më shume se përse ajo del tani dhe denoncon e kundërshton modelin politik autokrat, korruptiv, antipublik dhe dështimet e Kryeministrit Rama.

Dhe kjo bëhet për arësye se edhe mediat në Shqipëri janë servile, mercenare, të shitura dhe pjesë e establishmentit të mosndryshimit dhe të ruajtjes së statusquosë. Spiropali nuk ka interesin e partisë dhe të  qeverisë mbi interesin kombëtar, ajo pati guximin që  në fillim të protestave të rinisë studentore t’i kërkoi publikisht Edi Ramës që të mos fshihet dhe as justifikohet me mandatet e parlamentit por të marrë guximin dhe të përballet me këkesat e drejta të protestuesve dhe t’i japë vëndit zgjidhjen e duhur poliike dhe nga politika dhe qeverisja të largohen hajdutët dhe të korruptuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat