Rruga e kombit, a është e tillë?

Opinione

Rruga e kombit, a është e tillë?

Nga: Agim Vuniqi Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:05
Agim Vuniqi

Me prerjen simbolike të shiritit, qenë lëshuar në qarkullim 38 kilometrat e para të autostradës Vërmicë-Merdare, e cila afronte edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë. Prerjen e shiritit e kishte bërë ish presidentja e Kosovës, Atiefete Jahjaga, ish kryeministri Hashim Thaçi, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ish kongresisti amerikan Eliot Engel.

Në ceremoninë solemne gjatë prerjes së shiritit dhe manifestimit përcjellës morën pjesë drejtues të lartë të institucioneve të Kosovës, Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Sali Berisha, kongresisti amerikan Eliot Engel, zyrtarë tjerë si dhe shumë qytetarë.

Kjo ceremoni është pjesë e pandarë e ceremonisë së nisjes të ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdare e mbajtur më 25 prill 2010, e cila ka marre epitetin si “Rruga e Kombit. Njejtë si me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës kishte organizuar një ceremoni festive me rastin e fillimit të punimeve, në të cilën ishin të ftuar shumë personalitete politike, publike si dhe qytetarët, e po ashtu edhe mysafirë ndërkombëtarë. Në atë eveniment kishin marrë pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri Hashim Thaçi, deputetët, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë. Në mënyrë simbolike fillojë realizimi i projektit madhor nacional. “Në atë ceremoni qenë ftuar të gjithë qytetarët që dëshironin të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë historisë të realizimit të ëndrrës sonë”, thoshte ish-ministri Limaj (i cili u paraqitë në Gjykatën e Qarkut në procesin kundër tij dhe nëntë të tjerëve për krime lufte në Kleçkë). 25 prillin ditën e fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradas ministri Limaj e shihte si një festë të madhe, andaj i kishte ftuar atëherë të gjithë personalitetet politike, publike si dhe qytetarët të marrin pjesë në aë ceremoni.

Image

Sipas ministrit Limaj, ky projekt ka filluar qysh në vitin 2003, ‘04, ‘05 dhe nga një ide e kamotshme. Për projektin e kësaj autostrade, 33 kompani kishin shprehur interesin e tyre, nga të cilat u përpilua lista e ngushtë prej 7 kompanive më prestigjioze, sipas vlerësimit të kompanisë konsulente ndërkombëtare dhe ekspertët e ministrive përkatëse. Sipas tij, më 1 dhjetor 2009 është pranuar oferta nga dy kompani. Ai tha se komisioni vlerësues teknik dhe kompania këshilluese financiare për transaksionin “Eversheds” bënë vlerësimin dhe shqyrtimin teknik e financiar, dhe i rekomanduan Komitetit Drejtues Ndërministror ofertën më të mirë, në këtë rast konzorciumi “Bechtel Enka”. “Më 18 janar, Qeveria duke ndjekur këtë rekomandim vendosi të nisë negociatat me këtë kompani. Rrjedhimisht, nga data 20 janar deri më datën 24 mars, janë zhvilluar negociata intensive për çështjet teknike, financiare dhe ligjore”, thotë Limaj. Sipas tij, negociatat janë zhvilluar nga Kompania Konsulente “Eversheds” dhe ekspertët e ministrive përkatëse, Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Zyrës së Kryeministrit. “Të gjithë duhet të ndjehemi krenarë që jemi nismëtarë dhe dëshmitar të këtij projekti që do t’iu dëshmojë gjeneratave që vijnë se ne kemi menduar për ta, se kemi ditur në cilin drejtimin duhet shkuar drejtë së ardhmes më të ndritshme të tyre. Do t’ju dëshmojë gjeneratave që do të vijnë, se të sotmen tonë e kemi investuar në të ardhmen e tyre. Në mënyrë që të jemi sa më korrekt dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve, mision i ynë, përveç të tjerash, do të jetë që t’ju informojmë dhe të bashkëpunojmë sa më ngushtë lidhur me të gjitha detajet e nevojshme lidhur me këtë korridor ndërkombëtar, i cili vendin tonë do ta lidhë me Evropë dhe Evropën me ne”, kishte thënë Limaj.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të 38 kilometrave të para të autostradës kosovare, në vazhdimin e Rrugës së Kombit, nga Durrësi në Morinë, me atë rast presidentja e vendit Jahjaga thonte se rruga është në funksion të ndërlidhjes së popujve dhe të shteteve dhe lidhja jonë në korridoret e rëndësishme evropiane.

“Përurimi i kilometrave të parë në territorin e Republikës së Kosovës të Rrugës së Kombit, të ndërtuar me standarde dhe parametra modern ishte fillimi i një vepre të dëshiruar dhe të pritur shumë gjatë, që Kosova dhe Shqipëria po e realizojnë sot. Po i shkurtojmë distancën dhe po e lehtësojmë komunikimin mes nesh, po i krijojmë rrethanat që të zhvillohen dhe të përparojnë më shpejt për t’u bërë pjesë e familjes së madhe të popujve evropian”, thonte me atë rast Jahjaga.

Kryeministri i atëhershëm Sali Berisha i cili mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të hapjes së 38 kilometrave të para të autostradës kosovare, që është vazhdimi i Rrugës së Kombit të ndërtuar në Shqipëri, në afërsi të kufirit, në Vërmicë, aty ku nisi puna më 25 prill të vitit të kaluar.

“Sot me ne këtu në Vermicë është mbarë kombi shqiptar. Janë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, diasporë dhe kudo që janë. Ata gëzojnë së bashku me ne inaugurimin sot në Kosovën e lirë e të pavarur të kësaj rruge madhështore, të kësaj autostrade që bashkon shqiptarët më shumë se kurrë në idealin e unitetit kombëtar, në idealin e Prizrenit. Në idealin e pavdekshëm të atyre grave dhe burrave që sakrifikuan dhe derdhën lumenj gjaku për të Shqipërinë e pavarur. Idealin e atyre që derdhën lumenj gjaku dhe sakrifica për të bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur në nderimin më të madh të arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit mendjendritur të kombit shqiptar, Ibrahim Rugovës”, tha Berisha. Shefi i qeverisë shqiptare tha se “Kosova në më pak se tre vite i dhuron qytetarëve të saj, kombit, por dhe rajonit e Evropës në tërësi, një kryevepër të punëve publike”.

“Kanë kaluar një dekadë qëkur mbrapa nesh telat me gjemba, kufijtë e frikshëm, kalimet ndaluara dhe dëbimet e dhunshme lanë mbrapa historinë e padrejtë, kufij që ndanin dhe për këtë ditë është bërë luftë e drejtë dhe çlirimtare. Për këtë ditë janë çarë shkëmbinj të shembur bjeshkë, janë çarë e shembur mentalitete të vjetra. Njëherë e përgjithmonë prapa nesh të mbesin robëria dhe izolimi. Pa lindjen e Kosovës ky projekt nuk do të jetësohej. Sot ëndrra po bëhet realitet”, ka thënë Thaçi.

Kongresisti amerikan Eliot Engel, pasi që ka uruar popullin e Kosovës për autostradën e re, ka thënë se kjo është një ditë e shumë e rëndësishme, pasi që Kosova tash është më pranë Evropës.

“Kjo rrugë siç e tha edhe presidentja, e sjellë Kosovën në zemër të Evropës në një kohë kur të tjerët po i mbyllin kufijtë e tyre, Kosova po i hap kufijtë e saj dhe po bëhet një pjesë shumë e rëndësishme e Evropës”, ka thënë Engel.

Ai ka përgëzuar kryeministrat Thaçi dhe Berisha për ndërtimin e autostradës, e cila do të bashkojë Kosovën me Shqipërinë.
Ambasadori amerikan Kristofer Dell ka thënë se përurimi i këtij segmenti rrugor është edhe një hap tjetër drejt ëndrrës së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, emrin e të cilit mban kjo autostradë.

“Kur e shohim këtë punë në këtë pjesë të kryer brenda 18 muajve është me të vërtetë një çast i rëndësishëm dhe shpresoj se përderisa kjo rrugë është ndërtuar me standarde evropiane do të më lejoni të ndjej pak krenari amerikane, sepse kemi ndihmuar që të kryhet kjo punë në kohë”, ka thënë Dell.

Kostoja e ndërtimit të 38 kilometrave të parë të autostradës prej Vërmicës deri në Suharekë ka kushtuar 330 milionë euro. Punimet në autostradë do të vazhdojnë derisa të përfundojë i tërë projekti, i cili pritet të përfundojë në nëntor të vitit të ardhshëm.
Autostrada Vërmicë-Merdar është cilësuar projekt historik për Kosovën evropiane dhe për integrimin e shqiptarëve në BE. Punimet në këtë autostradë është duke i kryer kompania “Bechtel-Enka”.
Autostrada, punimet në të cilën kanë nisur më 25 prill të vitit të kaluar, do të jetë e sistemit të mbyllur dhe hyrje-dalje do të ketë vetëm në kyçjet e autostradës.

Gjerësia e autostradës do të jetë 28 metra, ku do të jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 metra, 2 shirita për ngadalësim me nga 3 metra, si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.

Shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së autostradës është 120 km në orë, ndërsa aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të zhvillohet një shpejtësi e projektit prej 140 km në orë.

Lidhjet rrugore dhe hekurudhore të korridorit pan-evropian

Korridoret pan-evropiane të transportit janë rrugët e përcaktuara të trafikut në Evropën qendrore e lindore të cilat me rëndësinë e tyre kërkojnë një investim gjatë 10-15 viteve të ardhshme. Këto korridore janë definuar në tre Konferencat e transportit Pan-Evropian, të mbajtura në nivelin e Ministrave të Transportit.

Konferenca e parë e tillë ishte në Pragë 1991, menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit. Në atë nuk ishte e mundur për të aprovohen lomkluzione për shkak të ndryshimeve politike relativisht trazuar politike në Europën Lindore dhe Qendrore. Eshtë zhvilluar vetëm koncepti për marrëveshjet e ardhshme. Nëntë korridoret e transportit janë përcaktuar në konferencën e dytë në Kretë, 1994, derisa koridori i dhjetë korridori i dhjetë është përcaktuar në konferencën e tretë në Koridoret e përcaktuara në konferencën e Kretës dhe atë të Helsinkit janëburim i zhvillimit që do të orientojnë investimet në prioritet e infrastrukturës së koridoreve, në komunikimin nëmes të vendeve të pëfshira në koridoret e veçanta që para së gjithash ka avansuar qarkullimin në kalimetkufitare, si dhe inkurajon zhvillimin e trnsportit intermodal.

Image

 

Koridori I (veri - jug):
Helsinki - Tallin - Riga - Kauna - Warsaw me lidhje:
a) Lidhja rrugore Via Baltica: Tallin - Riga - Warsaw (445 km)
b) Lidhja hekurudhore Rail Baltica: Tallin - Riga - Warsaw (550 km)
c) Lidhja rrugore dhe hekurudhore: Riga - Kaliningrad – Gdansk

Image

Koridori II (lindje - perëndim), 1830 km
Lidhja rrugore dhe hekurudhore Berlin - Warsaw - Moscow - Nizhny - Novgorod

Image

Koridori III, 1640 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Dresden - Wroclaw - L'viv - Kiev

Image

Koridor IV, 3258 km
Lidhja rrugore dhe hekurudhore Dresden - Prague - Vienna - Bratislava - Budapest - Uzgorod - L'viv
Degezimi: Nuremberg, Bucarest - Constanta & Sofia - Thessaloniki / Istanbul

Image

Koridori V (lindje - perëndim), 1600 km:
Lidhja rrugore dhe hekurudhore Venice - Trieste - Koper - Ljubljana - Budapest - Uzgorod - L'viv
a) Bratislava - Zilina - Kosice - Uzhgorod - L'viv
b) lidhja rrugore Rijeka - Zagreb - Cakovec
b) lidhja hekurudhore Rijeka - Zagreb - Koprivnica - Dombovar
c) Ploce - Mostar - Sarajevo - Osijek – Budapest

Image

Koridori VI (veriperëndim - juglindje), 1800 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Gdansk - Grudziadz / Warsaw - Katowice - Žilina; dega për Brno

Image

Koridori VII, 2300 km:
Rruga e lirë ujore e Dunubit me komponentet:
a) rruga e brendshme ujore Danubi
b) kanali Deti i Zi - Danubi
c) dega e Danubit Kilia dhe Sulini
d) kanali Danub - Sava
e) kanali Danub - Thissa
f) infrastruktura e porteve përkatëse të vendosura në brendësi të rrugëve ujore

Image

Koridori VIII, 1300 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Bari dhe Brindisi - Durres dhe Vlore - Tirana - Shkupi - Sofia - Varna dhe Burgasi
a) Cafasan - Kapshtice / Kristallopigi
b) lidhja rrugore Sofia - Pleven - Byala dhe hekurudhore deri ne Gorna Orahovica
c) Burgas - Svilengrad – Ormenion

Image

Koridori IX, 6500 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Helsinki - St. Petersburg - Pskov / Moskow - Kiev - Ljubasevka - Chisinau - Bucarest - Dimitrovgrad - Alexandroupolis
a) Helsinki - St. Petersburg - Moscow
b) Kaliningrad - Kiev
c) Kaliningrad - Vilnius – Minsk

Image

Koridori X, 2360 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Salzburg - Ljublajna - Zagreb - Beograd - Nish - Shkup - Veles - Thessaloniki
a) Graz - Maribor - Zagreb
b) Budapest - Novi Sad - Beograd
c) Nish - Sofia - Dimitrovgrad - Istanbul
d) Veles - Prilep - Bitola - Frolina - Igoumenitsa

Janë katër rajone kryesore pan-evropiane:
Barenc - Zona Euroatike: Rajonet multimodale të trafikut që mbulon krahinat veriore të Suedisë, Finlandës dhe Norvegjisë, si dhe krahinën e Murmansk, Arkhangelsk dhe Republikat e Karelia dhe Komi të Federatës Ruse.
Rajoni i Detit të Zi: vendet e Detit të Zi, Turqi, Gjeorgji, Ukrainë, Rumani, Bullgari dhe Greqi dhe Moldavia, ndërkohë që Armenia dhe Azerbajxhani kanë statusin e vëzhguesit.
Deti Adriatik - Jon: Vendet në detin Adriatik dhe Jon, Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Sllovenia dhe Mali i Zi.
Rajoni i Mesdheut - Meda vende: Algjeria, Qipro, Egjipti, Izraeli, Jordani, Libani, Maltë, Marocco, Siria, Tunizia dhe Turqia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat