Mbrojtja e nderit

Opinione

Mbrojtja e nderit

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:18
Zejnullah Jakupi

Baltosja e nderit të dikujt bëhet me fjalë apo me foto, karikatura, gjeste etj, kur publikimi i një imazhi shkel interesat legjitime të personit të përshkruar, nëse përmes tij krijohet një përshtypje e rreme që ndikon në reputacionin e tij publik.Përçmim, baltosje në sedër dhe nderë e imazhit, emrit apo reputacionit, mund të bëhet jo vetëm ndaj njerëzve por edhe ndaj sendeve, simboleve shtetërore dhe kombëtare gjegjesisht kulturore, për këtë herave tjera.

Por edhe kur shpërndahen pohime faktike (dikush është i trashë) me mbi peshë është e pandershme t´i thuash atij, asaj këtë fakt sepse e lëndon personin në fjalë dhe kjo është e pandershme, prandaj duhet të kemi kujdes. Pra, bërja ose shpërndarja e pohimeve të tilla mund të jetë e mundur edhe kur diçka është faktike, por që paraqesin shkelje të së drejtës së përgjithshme të personalitetit.

Sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës Federale Kushtetuese gjermane, mbrojtja e përgjithshme e personalitetit dhe nderit vlen edhe pas vdekjes.

Pretendimi për respekt për secilin person ka të drejtë mbrojtje"për shkak të të qenit person". Kjo mbrojtje posaçërisht mbron të ndjerin nga degradimi ose baltosja. Për më tepër, mbrohet vlera morale, personale dhe shoqërore e një personi i cili ka fituar përmes arritjeve të tij gjatë gjithë jetës (Për shembull: Ibrahim Rugova, Adem Demaci, Adem Jashari etj).

Respekti reciprok është edhe një nga bazat e bashkëjetesës njerëzore, prandaj duhet rrespektuar nga mediet apo ashtu edhe nga secili prej nesh në rrjetet sociale.

Pra, gjithkush ka të drejtë të respektohet si person, d.m.th. si një qenie njerëzore, secili për veten e tij, është i lirë të përcaktojë vetveten, të jeton (vishet) si dëshiron ai ose ajo, të formojë mjedisin e tij, me njerëzit e tjerë, të mund të formojë bashkësi dhe të respektohet nga të tjerët.

Prandaj, askush nuk ka të drejtë të kërkojë vlefshmërinë e arsyetuar të dikujt tjetër. Ky pretendim i vlefshmërisë rezulton i patjetërsueshëm.Thelbi i cilësisë së tij si person dhe dinjiteti i tij njerëzor i përket personit në fjalë. Prandaj, çdo person mund - edhe i çmenduri dhe krimineli i zakonshëm - ose kanë të drejtë të kërkojnë një minimum respekti. Përveç kësaj, sjellja e individit në bashkësi ndikon në përmbajtje dhe pretendime e tija për vlefshmëri duhet të respektohen: Kushdo që ka treguar gatishmërinë e tij për të marrë përgjegjësi për të tjerët, lidhjen e tij njerëzore me të tjerët përmes veprimeve të tij. E drejta për njohjen e reputacionit të veçantë shoqëror të fituar në këtë mënyrë, duhet respektuar. Prandaj, një shpifje është e pranishme, kur cilësitë elementare njerëzore diskutohen, fyhen ose vihen në pikëpyetje. Ja disa Shembuj nga aktualiteti ynë:

Përcaktimi i një personi si një " fshatarake me një bark si kadë e këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura..“ është prekje në nder. Ky citat nga Faik Konica për një zyrtar të Stambollit botuar në gazetën Dielli të cilin Ardian Kastrati e ka cituar, nëse e ka përmendet emrin e presidentes ose ka aluduar në të është prekje në nder. Përhapja virale e këtij statusi nuk është i qartë se çfarë ka përmbajtur në realitet dhe si është bërë kjo ndërlidhje me Vjosa Osmanin?

Madje sipas ligjeve gjermane, siç pohuam, as vrasësit nuk mund t´i thuash në media si "një përbindësh", "jo-njerëzor" ose një 'askush' që nuk ka dinjitet njerëzor, sepse akti i kryerë nuk e përcakton saktesisht se autori është përbindësh, pra nuk dihet edhe shkaku i vrasjes. Ka shumë njerëz të cilët aktet e tilla i bëjnë duke qenë në depresion, ose ndihen të prekur, të lënduar në moral ose në nder (krenari), ose e bëjnë këtë për hakmarrje pa e pranuar ata se janë më pak njerëz, kur ai shkel gabimisht detyrat e tij në fushën morale, juridike ose shoqërore dhe akuzohet për veprtat e tilla.

Përçmim dhe baltosje e nderit mund të bëhet për shembull, kur thuhet se x apo y gazetari, redaktori, analisti i x apo y mediumit pretendohet të jetë duke punuar për SHIK, AKI apo për një shërbim të huaj...!

Gjithashtu ndalohet t´ja mohosh dikujt respektin e fituar përmes një veprimi si ky më poshtë: kur dikujt në të vërtetë i mohohen fitimet (meritat) e fituara.

Dikush që ka tërhequr fatalisht një person që po mbytet nga uji dhe gazetari raporton ose supozon ose supozohet se ai e bëri këtë vetëm për të marrë një shpërblim.

E njëjta tani vlen edhe kur deputetet si Arbena Reshitaj ose Adelina Granica të cilat vendosën të votojnë Vjosa Osmanin për presidente dhe ky veprim u pa si një veprim korruptiv se gjoja e kishin bërë veprimin e tyre politik për favore ekonomike apo pozita politike.

PS: Disa shembuj dhe referime shkencore janë të huazuara nga libri i autorit gjerman Udo Branahl, Medienrecht 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat