Në demokraci populli është shumicë

Opinione

Në demokraci populli është shumicë

Nga: Skënder Karaçica Më: 8 prill 2021 Në ora: 07:15
Skënder Karaçica

Populli është shumicë në demokraci,ndërsa pushteti me institucionet e veta paraqet pakicën dhe,sipas shpalimeve  teorike të demokracisë,ata janë veçse shërbëtorë  të popullit.

Para shumicës populli,pushteti duhet të japë përgjegjësi për kryerjen e detyrës zyrtare dhe të kaheve të zhvillimit të gjithmbarshëm kombëtarë,sipas ligjeve të aktit kryesor juridik të Kushtetutës.

Vota e lirë në demokraci është akt ligjor dhe demokratik dhe kontrata e shtetit  me popullin.

Nëse përgjegjësia e institucioneve të shtetit vjen në krizë të thellë politike dhe ekonomike,atëherë mund  të prishet kontrata e votës së lirë me popullit dhe votën e lirë duhet me ia dorëzua popullit.

Këto janë disa nga shpalimet teorike të demokracisë.

Çikago,prill 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat