Si u ndërtua monarkia Thaçi në Kosovë?

Opinione

Si u ndërtua monarkia Thaçi në Kosovë?

Nga: Agim Vuniqi Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:06
Agim Vuniqi

Të gjithë i ke ne krye të piramidës së skemave të mashtrimit kolektiv, kanë arritur të prodhojnë vetem erë sperme...

I zhgënjyer tejmase për gjendjen e këtij shteti të ngulfatur nga lahperat, zhigolot, prostitutet, bordelet, drogerët, kumarxhinjtë, fajdexhinjtë.., te gjithë i ke ne krye të piramidës së skemave të mashtrimit kolektiv, ka arritur të prodhojë vetem erë sperme... Të parët e vendit janë të prirur të lavdërohen me primitivizmin e tyre ekstrem-arrogant, sa më heret që të kuptohet ky fakt nga qytetarët rritet shpresa se ata do te reagojne, si cdo kund në botë, te ndryshojnë këtë gjendje të mjerimit...

Shumica e vrasjeve, vetëvrasjeve, krimeve, sherreve, streseve, rrahjeve dhe grindjeve në familjet shqiptare vijnë nga pesha e rëndë dhe e papërballueshme e fjalëve borxh”, “kumar”, “bast”. Me borxhe lëviz e “përparon” ekonomia dhe politika, me borxhe mbahet gjallë fryma e familjes, kurse me kumar e me baste regëtin shpresa e gjithkujt që ka mbetur, jo për faj të tij, i papunë. Tani marrin dhe japin borxh edhe deputetët, edhe partitë: ky quhet koalicion

Thaçi në njërin nga emisionet debatuese të Klan Kosova tha se para luftës ishte më i pasur sesa është tash, edhepse nga shtypi ditor është sinjalizuar diçka tjeter, se ai është bossi, i një rrethi të ngusht të bizneseve familiare. 

Koalicioni i mashtruesëve…!

Gani Thaçi udhëheqës i Byrose së Sigurimeve të Kosovës, e cila së bashku me kompanitë e Sigurimeve ka grumbulluar mbi 200 milione euro, mjete që janë tubuar për çdo dalje tokësore nga Kosova, edhepse Kosova ka pasur të drejtën e pajisjes me karton të gjelbër, Njazi Thaçi, drejtor i prokurimeve në KEK, tash menagjer I KEK-ut, Agron Thaçi drejtor i Bordit të Infrastrukturës Hekurudhore, Lamir Thaçi, zëdhënës në AVUK, u bë i njohur me aferën e grurit të Kompanise Devolli... 

Në kuadër të këtij sistemi nepotist janë të perfshirë edhe të afërm tjerë në kompani të ndertimeve të larta, të cilat kanë siguruar favore nepotiste gjatë zhvillimit të tyre, tash së fundit në emigracionin shqiptar në SHBA po krijohet platforma "patriotike" për shitjen e banesave, të pa shitura në Kosove... 

Aq largë ka shkuar kapja politike e shtetit, që ka rrënjët në politikë, saqë është gati e pamundur shthurrja e lëmshit korruptiv, le të na rrojë monarkia Thaçi, president i së cilës është Thaçi, i cili u instalua president i Kosovës për pese vite radhazi, në bazë të një marrëveshje në mes të PDK-së me LDK-së…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat