Pse duhet presidentin ta zgjedh populli e jo partitë politikë?

Opinione

Pse duhet presidentin ta zgjedh populli e jo partitë politikë?

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 prill 2021 Në ora: 07:08
Adem Bytyçi

Bekim Haxhiu, me pseudonimin "Kamishi", u shpreh kundër presidentes aktuale znj. Vjosa Osmani-Sadriu.

Haxhiu, ndër të tjera pohoi, se më parë do ta prente dorën, se sa ta votonte znj. Osmani për presidente.

Z. Haxhiu, edhe para se ta thoshte këtë, duhej të ishte në dijeni se qytetarët e Kosovës apriori e dinin se partia e z. Haxhiu, PDK, ishte paraprakisht kundër znj. Osmani, që të zgjidhej Presidente e Kosovës, prandaj edhe partia e Haxhiut, e bojkotoj seancën e Parlamentit, në të cilën znj. Vjosa Osmani-Sadriu u zgjedh me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm Presidente e Republikës, katërçipërisht në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren mbi punën e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Kundërshtimet e partive opozitare, të cilat i humbën zgjedhjet e fundit, kundër zgjedhjes së znj. Vjosa Osmani-Sadriu, presidente duket të jenë të bazuara në argumente të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht në interesin e tyre.

AAK, para se të bëhej fjalë për zgjedhjen e presidentit, pas dorëheqjes së ish-Presidentit Thaçi, me rastin e shkuarjes së tij në Gjykatën e Hagës për krime lufte, kandidat për president e kishte caktuar Ramush Haradinaj.

Partitë tjera opozitare LDK dhe PDK, kërkonin një kandidat konsenzual për president, që të ishte nga partitë e tyre.

Nuk është hera parë që partitë politike nuk mund të dakordohen, përkatësisht vështirë të merren vesh për kandidatin për President të Republikës.

Për këtë shkak shumë konstitucionalist, ndër të cilët edhe prof. i nderuar, tani i ndjeri Riza Smaka, me kohë kanë tërhequr vërejtjen për ta ndryshuar Kushtetutën, në mënyrë që shefin e shtetit ta zgjedh populli, me qëllim që t'ia mbyllë çdo hapësirë partive politike për t'u lëshuar në pazare dhe mosmarrëveshje përkitazi se kush duhet të zgjidhet presidenti i shtetit.

Atyre që mendojnë se zgjedhja e presidentit nga populli e ndryshon sistemin politik nga ai Parlamentar në atë Presidencial, duhet t'iu thuhet se në shumë shtete zgjedhja e presidentit nga populli e ka lënë në fuqi sistemin Parlamentar, me një dispozitë të veçantë Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat