Porosi për Driton Selmanajn

Opinione

Porosi për Driton Selmanajn

Nga: Adem Bytyçi Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:39
Adem Bytyçi

Driton Selmanaj i LDK-së, ditë më parë, e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosjen se bëri pazare me Listën Serbe. Kjo i bie sikur në një rast dhia e akuzon delen padrejtësisht, duke e kaluar një përroskë me ujë!

Është e tmerrshme të thotë ky LDK-ist, se paska bërë pazare VV, me Listën Serbe. Ajo që ka qenë gjithmonë me Listën Serbe, dhe që e ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës është pikërisht LDK-ja, partia e këtij politikani sharlatan dhe i pa vizion.

Në fushatën parazgjedhore ky "filozof" i mendimit politik, duke i kërcënuar kundërshtarët politik me sintagma banale dhe histeri urrejtje, anti-demokratike, se nuk ka lojë me zjarr, me ujë dhe me LDK-në, partinë e tij e hodhi në humnerë, nga e cila LDK, vështirë e ka të dal me aktivista politik si ky .

Selmanaj, para se të akuzonte partitë tjera për pazare me Listën Serbe, duhej ta dinte se partia e tij LDK, jo vetëm që ka qeverisur vendin gjithmonë me këtë subjekt politik serb të dirigjuar nga Beogradi zyrtar, por partia e Driton Selmanaj, në mënyrë konstante i ka qëndruar pranë këtij subjekti serb anti-Kosovë.

Porosia ime për Driton Selmanaj do të ishte kjo: z. Selmanaj , në paraqitjet e radhës në emisione televizive, mundësisht të jeni më i sinqertë dhe më objektiv në prononcimet tuaja në raport me subjektet tjera politike, ndër të cilat edhe me Lëvizjen Vetëvendosje .
 

Madje mos e shpërfaqni urrejtjen ndaj presidentes znj. Vjosa Osmani, me rastin e paraqitjeve tuaja publike, sepse qytetarët e dinë këtë apriori.

Nëse nuk iu tradhton kujtesa edhe kur e larguat nga partia, znj. Vjosa Osmani Sadriu ishe ndër më të zëshmit duke lanësuar të pavërteta , kinse Vjosa Osmani , ishte larguar vetë nga partia (LDK).

Tani e votove, se votove ti, znj. Vjosa Osmani Sadriu , është shefe legjitime e shtetit të Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat