Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin!

Opinione

Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin!

Beqir SINA - New York City Nga Beqir SINA - New York City Më 23 prill 2021 Në ora: 16:19
Fushata e PD

Ja tek erdhëm në ditët e fundit të fushatës, “rropatjes” dhe retorikave të zakonëshme, në çdo fushatë zgjedhjesh në Shqipëri, dhe të gjithë jemi në momente e fundit, orëte fundit para kutisë së votimit, për të votuar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ditëne Diel 25 Prill.

Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve, gjëndjen e Shqipërisë dhe numrin e lartë të votuese, që mendohet sipas parashikimve, interesimin e jashtëzakonsnshëm që kan këto zgjedhje nëpërmjet rrjeteve sociale, televizioneve dhe mediave nga Diapora e më gjerë, që ështe ai që nuk e kemi parë deri tani, kësaj radhe kam vendosur të ju drejtohem të gjithë bashkëatdhetarëve në Shqipëri, shkoni e votoni dhe, mos shesin votën.

Shqiptarët duhet të votojnë, tani më shumë se kurrë!

Image

Gjejë rastin, tju bëjë thirrje nga SHBA, me anë të kësaj thirrje në rrjetet sociale, të gjithë Shqiptarve me të drejt vote, që më datë 25 Prill të shkoni e të votoni. Shkoni të shprehni vullnetin tuaj. Nuk ka rëndësi për cilën parti votoni, ajo është e drejta dhe zgjedhja juaj. E rëndësishme është që secili prej jush të shprehi vullnetin e tij.

Ngaqë, Shqiptarët të dielen duhet të votojnë, dhe pikërisht tani më shumë se kurrë! Ju duhet ta thoni me “fjalën” tuaj që është vota e hedhur të dielën, sepse kjo është përgjegjësi e gjithsecilit dhe një akt i mrekullueshëm qytetarie.

Me votën tuaj të ndershme( aspak të shitur) votë të lirë dhe pa atë militantizëmin, e votes që keni hedhur gjatë këtyre 30 vjet demokraci, Votoni kësaj radhe me bindje se do të votoni për më të mirët, atyre që mendoni se sjellin ndryshimin.

Image

Më 25 Prill, ju duhet të votoni edhe për Ne, ne Diasporën, që për fatin tonë , dhe të këtyre politikanëve, që kanë 30 vjet duke na “gënjyer”, e mbajtur me premtime, se : “do të votojë Diaspora”!

Mirëpo, ja përsëri jemi ne që nuk mundemi të votojmë, as edhe në këto zgjedhje, 25 Prill, ku ky gjithëpushtet për muaj të na “fryu” barkun me propaganda, qe ishte e madhe , por që na e “shfryu” barkun dhe na liroi nga “gazarat” politike, si dështimi më i turpshëm radhës i partisë më të mëdhe në Shqipëri, dhe të gjithë pushtshme, në shtetin 8 vjeçar monist (qeveri qendrore e locale, drejtesi e Parlament, polici, ushtri e diplomacy – me një kryeministër autokrat).

Vota juaj kësaj radhe është e rëndësishëme!, është vota sovrane, është vota e shenjtë.

Prandaj, mos e shpërdoroni atë sepse vota ju personifikon ju si individë dhe qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Mendohu mirë para se ta hedhësh votën!

Ngase Vota nuk është vetem nje e drejt por është edhe një detyrim qytetar. Vota është shprehje sovraniteti. Vota jote ka rendesi për ty, për familjen tënde, për lagjen, për qytetin dhe për vendin tonë.

Andaj dilni dhe votoni nesër, për të vendosur se kush do të menaxhojë fatin e Shqipërisë, këto katër vjet që kemi përpara. Vota e juaj është pushtet. Dhe, ky është rasti i vetëm që ju vjen një herë katër vjet!

Shkoni, e ushtrojeni të drejtën demokratike për të votuar, njësojë si me qenë qytetar i SHBA, i Europës, ku jetoni ! dhe Shqipëria aspiron. Një aspirat që ju me vote 30 vjet më pare rrëzuat diktaturën më të egër në botë, diktaturën komuniste dhe social – komuniste në Shqipëri.

Shkoni të të votoni të dielë, për të shprehur vullnetin tënd të lirë, duke zgjedhur atë që mendon, dhe që është më e mirë për ty, për familjen tënde dhe për të ardhmen tuaj, në mënyrë paqësore, dhe pa tensione, e ndikime të ndryshme partiake.

Në këto votime për ndryshim, ju keni përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara,( Ambasadorja amerikane Yuri Kim: Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë) që janë në krah të popullit shqiptar si një vend partner, një mik dhe një aleat. Të dielën 25 Prill, shkonie votoni për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët.

Më 25 Prill - Uroj votime të qeta, të lira dhe demokratike.

Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo qofshin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat