Letër kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Opinione

Letër kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Nga: Sabahate Byci Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:44
Sabahate Byci

Z.kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës

I nderuari Glauk Konjufca

së pari iu dëshiroj shëndet, gëzim e plot lumturi në jetë juve dhe familjes suaj.

Po mundohem të jem sa më e shkurtër me këtë e-mail timin për pranimin e së cilit përzemërsisht ju falënderohem. Nga Parlamentit i Republikës sonë Kosovës unë;

Sabahate Byci gjako-shqiptare-gjermane - anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve së Kosovës pra shkrimtare si dhe piktore e pavarur dhe publiciste e analiste e lirë;

Propozoj dhe kërkoj

ndërtimin e një monumenti historik - pse jo edhe në formë të një skulpture që simbolizon pritjen e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë - pra simbolikë kjo e pritjes e të gjitha nënave dhe familjarëve për të dashurit e tyre.

Ky monument propozoi që të quhet

„Monumenti i pritjes“

Ku pranë të së cilit, të gjithë vizitorët e botës politike dhe jo vetëm, qofshin burrështetas apo gruashtetase nga secili vend eu-ropian apo botërorë të vëjnë kurora pse jo dhe të mos përulen pran këtij monumenti historik njëlloj sikurse që një gjest i tillë nderimi në shumicën vendeve të botës aplikohet dhe praktikohet në shenjë nderimi me përulje përpara-pranë monumentit të ushtarit të panjohur.

pra ju bëj lutje që në një mbledhje të parlamentit të Republikës së Kosovës-edhe atë sa më shpejtë që do të jetë e mundur, që në pikën e mbledhjes;

-të ndryshme publikisht dhe në formë parlamentare të shqyrtohet kjo kërkesë përkatësisht ky propozim i imi dhe se pavarësisht të vlerësohet me një vendim.

për konsideratën me respekt ju falënderohem sinqerisht.

PS.

Me këtë rast pres një përgjigje me shkrim nga Parlamenti i RKO-ës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat