Kimete Berisha: Intervistë me shokun tim, Albinin!

Opinione

Kimete Berisha: Intervistë me shokun tim, Albinin!

Nga: Kimete Berisha Më: 13 maj 2021 Në ora: 15:17
Kimete Berisha dhe Albin Kurti

Vargjet satanike: Intervistë me shokun tim, Albinin!

- A është e vërtetë se këshilltarët e t'u i 'sheh' veç ti?

ALBINI: Mjafton t'i shikosh me vëmendje dhe i sheh edhe ti.

- Sot mendoj se ti je për Kosovën siç është për teatrin 'Deus Ex Machina', një 'Zot' i shpikur, që në mënyrë artificiale e 'nxjerr popullin' nga situata, pra Ti je një 'Zot' që ka dalur nga makina!

ALBINI: Ti ke menduar se unë jam 'dhurata' më e madhe për Kosovën pas pavarësisë!

- Unë i ndryshoj mendimet për njerëzit, kur njerëzit ndryshojnë.

Merre me mend të isha aq dogmate sa ta ruaja mendimin e njejtë për dikë që ka ndryshuar.

Ai ndryshon, por ti insiston të bëhesh budallaqe dhe nuk e ndryshon mendimin për të.

Ku ke parë kështu?

Atë që e kam thënë dje ka qenë e vërtetë për dje, sot është një tjetër e vërtetë.

ALBINI: Çdo gjë ndryshon në jetë!

- A jam unë e zonja t'i bëjë nervoz aktivistët e t'u!

Për shembull t'u tregoj atyre se ministrat e t'u po i shpërblejnë zyrtarët e PDK-së nëpër borde, të njejtit që kanë keqpërdorur dhe përfituar nga pushteti prej pas luftës!

ALBINI: Aktivistët e dinë se Ne do t'i eliminojmë të gjitha padrejtësitë e vjetra!

- Duke i mbuluar me padrejtësi të reka...

Si muri i kuq kur lyhet me bojë të bardhë, për ta skuqur nga fillmi, apo çka?

ALBINI: Ne do ta çrrënjosim korrupcionin!

- Për ta mbjellur një rasad të ri të korrupcionit...

ALBINI: Jo...

- A mund t'i futësh duart në zjarr për Albulenën për shembull!

Gjinja e kanë parë duke darkuar me bartësit më agresivë të korrupcionit në Kosovë, dhe disa prej tyre tashmë po thirren në emrin e saj 'Më ka thënë Albulena', 'Më ka premtuar Albulena' se s'më ngucin prej drejtorit, etj.

ALBINI: Jo Po...

- A mendon se je mendjemadh, se për shembull unë mendoj për vete se jam mendjemadhe dhe s'më gjindet shoqja.

'Kush si vetja s'më duket', por këtë ves e mbaj fshehur?

ALBINI: Jo nuk jam mendjemadh, aspak.

Veç mund lë përshtypje të gabuar, ndoshta! Jam serioz e nganjëherë njeriu serioz duket mendjemadh!

- Ibrahim Rugova ka krijuar fansa por jo shkollë.

Pas vdekjes së tij, ka vdekur filpzofia e tij.

Edhe ti ke krijuar ndjekës por jo shkollë.

Ndjekësit mund të ti marrin: për shembull, ndjekësit e m'i mund të mi merr një shkrimtare që shkruan 'më bukur' se unë (mo' Zot).

ALBINI: Unë besoj se në këtë botë ka vend për të gjithë.

- Për t'u ndryshuar Kosova duhet të ndryshohet kultura e qytetarëve.

Neve na duhet një kulturë tjetër, që e rrënon këtë mentalitet.

Po shihet qartë, shoku im, se asnjë qeveri nuk kryen punë, sepse njerëzit dhe kultura shqiptare është e njejtë.

ALBINI: Unë jam optimist, shoqe!

- Më tregoi njëri se burri i një familjares së Vjosës u bë 'madh' në Ministri t'Bujqësisë!

Unë, burrit t'çikës tezes, as emrin nuk ia di!

A ia din ti emrin burrit t'çikës tezes tënde?

ALBINI: Nepotizmi nuk ka vend në qeverinë time!

- Shumë dallavere të reja... Ministri i Mbrojtjes i ka refuzuar mbi 350 ushtarë djemë të ri të FSK-së, pasi ata i kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e rekrutikimit për ushtarë të rinj.

Pse ka vepruar kështu ministri?

Veç për t'i futur djemtë e Vetëvendosjes e akrabanë e Presidetes në FSK, apo çka?

ALBINI: Ministri i Mbrojtjes e ka lënë Norvegjinë për Kosovën!

- Me fjalë poetike, ministri i mbrojtjes ata djem i ka përzë nga Kosova për të lyp' bukë goje nëpër Norvegji-ja!

A beson në Zot?

Po, me siguri do të thuash Po (besove s'besove).

A është humane të luash me ndjenjat e atyre djemëve që kanë besuar, kanë pritur, kanë ushtruar, janë stërvitur dhe i kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e rekritumit, e pastaj ministri ka vendosur t'ua shkatërrojë jetën, se, ashtu i është tekur!

ALBINI: Është Komisioni i Ankesave...

- Komisioni i Ankesave (me shqiptarë).

Po, ua ruajt Zoti Komisionin, por të isha në vend të tyre do të rebelohesha. Kauzën e kanë të fortë!

ALBINI: Nuk kam informata..

- A e din ti se Armend Muja nuk mund të bëhet Kryetar i Mitrovicës.

Nëse vjen puna deri aty, do të bëhem vet Kryetare e Mitrovicës e s'do të 'lejoj' që një mashkull i keq që i thotë koleges grua 'ulu aty mos fol' të bëhet Kryetar.

A është e mundur që Armendin nuk ke arritur ta 'identifikosh', gjithë ajo kotësi e tij s'ta ka vrarë' syrin'!

ALBINI: Me Kryetarin e Mitrovicës jemi shumë të kënaqur.

- A lutesh? A luten njerëzit madhështorë?

Cila është lutja juaj e preferuar!

ALBINI: Zotit i lutem, kuptohet....

S'kam lutje të veçantë, lutem në përgjithësi, dhe lutem shqip!

E Ti, e ke ndonjë lutje që ma kishe rekomanduar?

- I thonë lutje, por është kërkesë.

Unë ta kisha rekomanduar thënien:

'Talenti është dhuratë e Zotit-ji i përulur;

Fama është dhuratë e Njeriut-ji mirënjohës; Mendemadhësia është dhuratë që ia jep vetes-ji i kujdesshëm'!

E sa më përket mua, unë i kam rá n'fije, e kam 'kopjuar' një lutje të Profetit Zechariah, u knaqa me të, ama nuk dua të ta tregoj cilën, se nuk është për Ty.

P.S. Përhajr Bajrami popull!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat