Nacionalizmi fetar

Opinione

Nacionalizmi fetar

Nga: Bekim Rexhepi Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:56
Bekim Rexhepi

Kosova që nga pas lufta në kopshtin e saj ka hasur në gjarpërinj islamik ndaj një kujdes është i domosdoshëm dhe qeveria e re duhet të krijojë shkolla laike, institute që do të monitorojnë laicizmin e vendit në mënyrë që të shmangen rreziqet nga nacionalizmi politik fetar. 

Një mbështetje unanime edhe në fushën e religjionit është kapërcim në nacionalizëm, pse e them kështu dhe ku do ta mbështes faktin se: islamizmi zyrtarisht nuk e ndanë xhamin nga shoqëria, por formalisht xhamit i ndan nga shteti. Pra, në logjikën e nacionalizmit islamik shoqëria islame është e përbashkët kudo, siç mund të jenë edhe xhamit po ashtu kudo të përbashkëta. Ndërsa shteti/et jo. Pra, në këtë kontekst mund të kuptojmë që për islamizmin politik shteti/et janë shtëpi vetëm formale, ndërsa xhamitë dhe shoqëria islame janë fare zyrtare.  

Le të themi sikur të ishte e kundërta e këti koncepti, vallë a do të kishim një normalitet në politikën e islamizmit. Padyshim se po, sepse islami politik dhe religjioni me industrializimin e shteteve do të humbiste teren-shtrirje mbase në dogmën fetare duke iu përshtatur më shumë kushteve të industrisë dhe të shtetit. Nacionalizmi i islamit politik do të reduktohej dhe nuk do të prodhonte organizata terroriste në gjithë botën, madje edhe kundër vet myslimanëve. Shih,: Siria mbetet shembulli më i mprehtë se si dogma fetare nëpërmjet nacionalizmit ka mprehur kufijtë politik dhe ka shkatërruar shtetin dhe gjithë infrastrukturën e tij.    

Nacionalizmi i islamit politik pas Sirisë së shkërmoqur nuk do të ketë të ardhme. Ky nacionalizëm do të bije edhe pse duket që gjatë dhe shumë gjatë ka mbijetuar. Shtet e lindjes duhet të kthehen në sisteme politike liberale në mënyrë që shoqëritë e tyre të mos zyrtarizohen me xhamitë kudo dhe të formalizohen me shtetin e tyre. Dinastitë fetare në lindje duhet të bijën nga formati i qeverisjes me shtetet në mënyrë që tu hapet rrugë individët profesional të krijojnë kushte të përshtatshme për ta rritur mënyrën e infrastrukturës dhe të industrializimit të shteteve. 

Në parim nacionalizmi ka një thes të pashtershëm me gjarpërinj, ata më qëllim të caktuar do të lëshohen në çdo kopsht që të helmojnë njerëzimin. Ky helmim duhet të parandalohet me ligje shtetërore siç ka bërë Gjermania pas luftës së dytë Botërore.  

Shtetet e dobëta janë më të prira që të merren me nacionalizëm, në mënyrë që të mund të justifikuar zhvillimin e shtetit ekonomikisht. Ne duhet të qartësojmë se edhe pas Sirisë shumë vende në lindje e kanë të plotësuar imperativin e nacionalizmit, dhe sa më shumë afrimit të laicizmi të sistemeve – shtetet do të jenë më të afta të ri rregullojnë kërkesat e shoqërive të tyre.  

Edhe Kosova qe nga pas lufta në kopshtin e saj ka hasur në gjarpërinj islamik ndaj një kujdes është i domosdoshëm dhe qeveria e re duhet të krijojë shkolla laike, institute që do të monitorojnë laicizmin e vendit në mënyrë që të shmangen rreziqet nga nacionalizmi politik fetar, i cili edhe në këto ditë ka ngritur kokë ndaj gjendjes se re në kryeqytetin e Izraelit Jerusalem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat