“Dr. Sovrani”, ua dha diagnozën partive politike

Opinione

“Dr. Sovrani”, ua dha diagnozën partive politike

Nga: Hafiz Shala Më: 22 maj 2021 Në ora: 15:33
Hafiz Shala

“Dr. Sovrani”, ua dha diagnozën partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit. PDK-në dializë më kancer të pashërueshëm, LDK-në një infarkt, por, rikuperim i pritshëm, AAK- në paradhomën e emergjencës, dhe VV-ja Lista,“ Guxo”- në gjendje të shëndoshë dhe stabile është në rritje frustrimi dhe frika e cila i ka kapluar partitë opozitare, ani pse me “arsye”, të cilat, disa nga ato, assesi ta pranojnë ndryshimin e ri, i cili, është në kundërshtim më paramendimet e tyre se, pushteti për ta është i pavdekshëm, pa marrë parasysh dëmin që ia kanë sjellë shteti dhe qytetarit, për çka pushteti i sapozgjedhur dukët së është i vendosur që t’i hulumtojë t’i luftojë dhe, para qytetarëve të dal më një pasqyrë reale të argumentuar së, partitë në koalicione të ndryshme, pas 20 vite në pushtet dështuan dhe shtetin e dëmtuan rëndë.

Ato, nuk sollën kurrfarë progresi në asnjë segment shtetëror, në të vërtetë, regres, ngecje dhe, rritje e dukurive shkatërruese siç janë, krimi, korrupsioni i të gjitha niveleve, më theks të veçantë në strukturat e larta partiake e shtetërore, duke u pasuruar jashtëligjshëm dhe duke e varfëruar qytetarin deri në skamje të skajshme. Në këto raste negative, erdhi në shprehje, korruptimi i drejtësisë që do të thotë së, nuk ka vetëm korrupsion financiar por edhe juridik sepse, nivelet e larta të korrupsionit, drejtësia e korruptuar nuk e pati, gatishmërinë, guximin, t’u kundërvihet këtyre dukurive qofshin ato të bazuara edhe të argumentuara. PDK- në dializë, më kancer të pa shëruar Në momentet në të cilën gjendet Kosova, shikuar në, aspektin ekonomik, pandemik e politik, kur i duhet një bashkëpunim progresiv që, nuk nënkupton hjekje dorë nga opozitarizmi dhe mbajtja “ në nishan” qeverinë aktuale ama, një gjuhë dhe qëndrim armiqësor në mes, partive politike, grupeve parlamentare dhe deputetëve, nuk është kurrfarë garancioni së, premtimet boshe të dhëna së do të punojmë për interesa të qytetarit, shtetit dhe interesave nacionale, nuk po dukën në horizont PDK, e vetëdijshme së gjatë qëndrimit të gjatë në pushtet në koalicione më partitë e ndryshme, largo Vetëvendosën, shtetin e kanë sjellë në këtë gjendje më fajin e tyre, qoftë në aspektin, politik, ekonomik dhe shtetëror, sepse, çdo gjë ishte në dorën e tyre pasi, fatkeqësisht, që nga fitimi i zgjedhjeve të para përmes vjedhjeve të votave, blerjeve të votave, premtimeve megalomane dhe dështimeve të mëdha, të cilat në zgjedhjet e fundit, Sovrani i ndëshkojë aq keq por, që, fatkeqësisht, nuk e pranojnë dhe nuk i kërkojnë falje qytetarëve për, dështime, keqpërdorime dhe manipulime më pushtet.

Duke mos pasur, vizion, plan dhe program më të cilin mundë ta bindin qytetarin së, mundë të ndryshojnë, ani pse, më kryeneçësinë e tyre, vetëm sa po e vërtetojnë diagnozën e Sovranit i cili, pas 20 vite durimi ma në fund,u qlirua nga ju dhe ata të cilët, e vodhën, e shitën, e ndanë dhe e vranë Kosovën. Tani, kërkoni nga Qeveria në pushtet që t’i përmirësojë gabimet e juaja trashanike siç janë, ndarja e Mitrovicës në vitin 1999 më ndihmën e KFOR-it francez dhe moslejimi i kthimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre, humbja e Çakorrit, formimi i Bashkësive të Komunave më shumicë serbe, heqja e sovranitetit të Kosovës pas pavarësisë ku, në takimet ndërkombëtare, paraqitët më fusnotë, kërkesë e Serbisë dhe miratim nga ju, tentim zhbërja e Gjykatës Speciale kur e kuptuat se, njerëzit e juaj do të jenë nën akuzat të rënda për krime ndaj njerëzimit, qoftë edhe për vrasjet e shqiptarëve, ndalimi i shkëmbimit të territoreve, çmenduria më dhënien e tenderëve për përfitime personale të njerëzve në pushtet dhe, keqpërdorimi i parasë publike, shitja e aseteve më interes të veçantë nacional më çmime nën vlerë, deziorientimi i buxhetit shtetëror për infrastrukturë rrugore-asfalt më çmime më të larta në Evropë.

Vjedhja e thesarit dhe, se fundmi, konfiskimi i 400 kg. drogë, më ndihmën edhe të organeve hetimore nga jashtë. Sot, përfaqësuesve të AKI-së, iu vërtetuan dënimi për ekstradimin e 5 shtetasve tyre nga Kosova, më qëndrim të përkohshëm legal dhe kthim në shtetin nga i cili janë larguar, që është një akt i papresedan, duke i rrezikuar jetwrat e tyre dhe duke i kthyer “ siç thuhet në gojë të ujkut”. Ju, zotëri, përmes tentimit të privatizimit dhe pronësimit të UÇK-së si, “themeluese dhe udhëheqëse e saj”, në mungesë të ndonjë arsye tjetër për t’i bindë qytetarët- votuesit në zgjedhjet lokale qoftë edhe ato nacionale, kurdo që vijnë, pasi, e keni humb busullën dhe, politika e kësaj partie, i nënshtrohet direktivave dhe politikave të dështuara të cilat vijnë nga qelitë e burgut të Hagës, mbi kurrizin e të cilëve qëndrojnë të gjitha këto dështime që, do t’ia vështirësojnë punën qeverisë në pushtet, sepse ka aq marrëveshje të dëmshme sa që, ani pse pa fajin dhe gabimeve të kësaj qeverie, do t’u mbesin në duar, gabimet e qeverive të kaluara, si patate të nxehta në duar të ftohta të atyre që nuk janë përgjegjës.

Është e pa ndershme dhe e pa pranueshme kur, diagnozën e juaj, “të dializë politike”, doni t’ia shitni popullit dhe anëtarësisë suaj si ndryshim, ndërsa, ta përvetësoni atë të Qeverisë në pushtet, që do të thotë, vjedhje e diagnozës së shëndoshë e cila nuk është e juaja, pasi, kjo e Qeverisë në pushtet, dukët e shëndoshë, dhe njëherit kredibile dhe gatshme për ndryshim. Shtrohet pyetja: Si nuk tupërohi kur tentoni ta vjedhni diagnoza e huaj?! LDK- në një infarkt por, rikuperim i pritshëm ndryshimi i menjëhershëm dhe vazhdimi i ndryshimeve të radhës pas largimit të gardës së vjetër dhe, të atyre gjysëm të vjetër të cilët ende nuk janë liruar nga ndikimi dhe mendësia e atyre të vjetërve të infektuar nga politikat e gabuara duke bashkëpunuar dhe duke lidhe koalicione më partitë e PAN-it, iu hakmuarën keq sa që përjetuat një humbje për askënd të pritshme e ma se paku për anëtarësinë e LDK-së. Një pjesë e gabimeve, lëshimeve dhe keqpërdorimeve të PDK-së, iu atribuohen edhe LDK-së, ish udhëheqjes së sajë, duke qenë nënshkruese dhe vëndimmarrëse e shumë marrëveshjeve të dëmshme ndërkombëtare dhe të brendshme, duke u bërë pjesë e aferave korruptive dhe klaneve politike në dëme të shtetit dhe qytetarit, duke hyrë në biznese të pista dhe tenderë të ndryshme fitimprurëse si dhe, duke iu bashkangjitur veprimeve të dëmshme politike, edhe për çështjet nacionale.

Populli, nuk i pranojë dhe nuk durojë dot. Prandaj, Sovrani, u ndëshkojë edhe juve, anipse, më udhëheqjen e re, shanset për ta kthyer besimin janë të arsyeshme, që, jo pak varët edhe nga bërja e opozitarizmit progresiv në rrethanat dhe sfidat të cilat e presin Kosovën që, megjithatë, dalloni për të mirë, nga partitë tjera. AAK- në paradhomën e emergjencës Zgjedhjet e fundit nacionale, ishin pasqyrë e sjelljeve dhe veprimeve të kësaj partie e cila u ndëshkuan rëndë dhe, nuk është aspak befasuese, nëse e përjeton fatin e Nismës Social Demokrate në zgjedhjet e reja, lokale e nacionale. Akuzat të cilat e ngarkojnë këtë parti, nuk mundë t’ua hudhni qeverisë në pushtet pas 55 dite qeverisje, duke kërkuar dhe akuzuar së, nuk po ndërmerr asgjë për t’i zgjidhe problemet të cilat ju i keni krijuar duke i mbyllë sytë para marrëveshjeve të dëmshme dhe duke u bërë pjesë në bashkëvendimmarrjeve në koalicione të ndryshme partiake.

Të gjitha vetitë të cilat e karakterizojnë PDK-në, ju karakterizojnë edhe juve që, në një mënyrë, jeni shampione të, korrupsionit, nepotizmit, pasurimit enorm të pa arsyetueshëm dhe shumë vetinave tjera të cilat ia kanë prishë imazhin e shtetit dhe shoqërisë. Prandaj, duhet ta kuptoni së, sundimi i juaj i dobët dhe i pa denjë, ka përfunduar, bile edhe turpshëm. Besojë së, mw në fund e keni kuptuar së, ai më i merituari, pra, siç në mënyrë figurative e quajta unë, “Dr. Sovrani”, shprehur në mënyrë figurative në terminologjinë e mjekësisë, ua tregojë vendin të cilin e keni merituar. VV, Lista “ Guxo”, në gjendje të shëndoshë dhe stabile Për vetë faktin së, në historinë e Kosovës, s’pari herë një koalicion politik i fiton mbi 50% të zgjedhjeve nacionale, tregon së Sovrani, pas durimit 20 vjeçar, e mori verdiktin e duhur duke besuar së ndryshimi duhet të vijë nga ata të cilët, nuk ishin më parë në pushtet dhe, të cilët, më veprimet e tyre të guximshme, të ndershme e të paluhatshme, do t’ua plotësojnë aq sa mundën dëshirat dhe kërkesat e qytetarit, anipse më shumë vështirësi. Sepse, pos tjerash, më duhet të shpenzohet kohë dhe mundë, duke i sanuar gabimet e qeverive të mëparshme, të dëmshme, të cilat, nuk janë të lehta, sepse, vetë i keni komplikuar aq shumë sa që, duhet kohë dhe mundim.

Megjithatë, është mirë që, dy partitë opozitare, LDK dhe AAK, megjithatë iu përgjigjën ftesës së Kryeministrit për të biseduar rreth përgatitjes për bisedimet më Serbinë, ani pse, përgjegjësia është e Qeverisë- Kryeministrit, është mw se e nevojshme të këtë një konsensus për çështjet për të cilat Kushtetuta iu obligonë, duke mos bërë shkelje e as lëshime në atë që është përfunduar: Pavarësia, Sovraniteti, Integriteti territorial dhe, rregullimi i brendshëm kushtetues i Republikës së Kosovës. Definitivisht, këto bisedime janë për, përmirësimin e marrëdhënie Kosovë- Serbi, e jo zgjidhje të çështjes së Kosovës. Sepse, çështja e Kosovës është zgjedhur më 17 shkurt 2008, e aprovuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat