Barometri diplomatik

Opinione

Barometri diplomatik

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 22 maj 2021 Në ora: 18:26
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Ja, një paradigmë konkrete e kësaj industrie të Sistemit Periodik të vlerave kimike të Mendjelevit rus (XIX), që pasqyron  krahasimin fashist të ish-ambasadorit Gjergje Dedaj, i cili në shenjë revolte për shkak të karrierizmit të sëmurë ( ngase u  shkarkua nga posti i ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë Veriore, më 19 maj 2021), Vjosa Osmanin (aktualisht president e Kosovës) e krahasoi me   kriminelin dhe vrastarin serb Slobodan Milosheviq! Ky është jo vetëm skandal diplomatik, por edhe  akt fashist, irracional, antinjerëzor, i turpshëm  dhe  antishqiptar, që nuk ka asnjë lidhje as me patriotizëm, as me pavarësi të Kosovës, as me drejtësi, as me parim e as me demokraci.

Mirëpo, edhe në këtë rast ekstrem negativ të afektit diplomatik të Gjergj Dedaj, nuk duhet fajësuar vetëm atë, por, para së gjithash sistemin e industrisë bazike të antivlerave, që ka prodhuar kuadro të tilla joprofesionale, jo më pak se 20 vjet. – E, tash Gjergjin dhe 11 ambasadorë të tjerë politikë i sharkoi një PLATFORMË E RE REFORMUESE E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME TË KOSOVËS, JO PRESIDENTJA VJOSA OSMANI, ASSESI!

Prandaj, Gjergj Dedaj (ish-ambasador në Maqedoninë Veriore), së pari, duhet të kuptojë  se  Reforma diplomatike e Donika Gërvallës dhe e Vjosa Osmanit nuk ka të bëjë vetëm  me ish-ambasadorin Gjergj Dedaj, por edhe me 11 ambasadorë të jerë të Kosovës, të cilët me Dekretin e  presidentes Vjosa Osmani, që nga 19 maji lirohen dhe shkakrohen nga detyra e tyre e deritashme, pavarësisht nga  afatit i mandatit.

Shkarkimin e ambasadorëve politikë e diktoi  Reforma e Re e MPJ-së,  JO kurrfarë  “hakmarrje” e Vjosës ndaj askujt !!!

Kjo është esenca dhe motivi kryesor , pse Gjergj Dedaj dhe 11 ambasadorë të tjerë janë shkarkuar me dekret të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani (19 maj 2021). Kjo është bërë plotësisht në bazë ligjore dhe kushtetuese, jo  politike e as revanshiste ndërpartiake.

Mirëpo, ish-ambasadori Gjergj Dedaj,  i “tronditur” nga një dekret i tillë, ka reaguar krejtësisht  në shpërputhje me këtë  Reformë të re, që është e domosdoshme për rivitalizimin dhe për rindërtimin e bazave të reja dhe të qëndrueshme të një diploamcie dhe politike të jashtme të Kosovës  me kuadro profesionale dhe me orientim modern evropianoperëndimor.-Jo më “diplomaci” pasive rugoviste; me diplomaci nepotiste sterile,  mëhallore hashimiste, hoxhiste, isiste, jahjagiste, pacolliste etj.  

Reforma  diplomatike  është projekt strategjik  dhe interes nacional dhe shtetëror i Kosovës

Para së gjithash, Reforma në diplomacinë e Kosovës, duhet kuptuar si një hap i rëndësishëm pozitiv për funksionimin dhe për afrimimin e saj  me kuadro përkatëse të kualifikuara  dhe të merituara në fushën e diplomacisë dhe të politikës së jashtme, sepse vetëm këto kuadro profesionale janë garanci e sigurt për çuarjen përpara të objektivave dhe të interesave strategjike prioritare të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. –Jo, injornatët dhe analfabetët me disa “kurse diplomatike”  të natës sikurse deri tash (2008-2021). Kjo ishte katastrofë edhe diplomatike, edhe politike, edhe financiare për Kosovën.

Prandaj, si Donika Gërvalla (ministre e Jashtme), ashtu edhe Vjosa Osmani (presidente ) të Kosovës, kanë vepruar shumë me mend dhe me vision, që kanë filluar “ Reformën strategjike  shtetërore për lirimin dhe për shkarkimin e ambasadorëve politikë” të ambasadorëve të Kosovës. Kjo Reformë është  e domosdoshme dhe plotësisht e ligjshme, edhe pse shumë e vonuar, më se një dekadë, për shkak të atyre liderëve politikë, të cilët e “patën kapur shtetin”, duke e plaçkitur dhe duke e shfrytëzuar si pronë të vete private.

Siç njohtojnë masmediat, Propozimin për lirimin dhe për shkarkimin nga detyra e ambasadorëve politikë, e bëri Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, të cilin më pas e miratoi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe noxi dekretin e ligjshëm për lirimin dhe për  shkrakimin e “12 ambasadorëve politikë” në vende të ndryshme të botës. Kjo procedurë reformiste është plotësisht e ligjshme dhe në frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15 qershor 2008). 

 Reformat “suspendojnë” dhe godasin  vetëm  analfabetët, rrencat, mashtruesit, burokratët, centralistët monistë neoliberalë dhe korrupsionistët, që duan të jenë të përjetshëm në pushtet dhe milionerë, duke e shfrytëzuar popullin dhe arkën e shtetit të Kosovës.

Natyrisht, reformat “suspendojnë” dhe spastrojnë  ata që ndodhen në vende dhe në poste të gabuara qoftë të politikës së brendshme, qoftë të politikës së jashtme, në saje të nepotizmit, të familjarizmit, të klaneve, të grupeve të interesit, të lidhjeve miqësore e partiake, ashtu siç ka ndodhur qe 20 vjet në Kosovë (2000-2021). Eh, kjo formë e sundimit autoritar në praktikë ishte jashtë çdo logjike dhe praktike humane, ligjore, kushtetuese dhe, ishte skanndaloze, sepse Kosovën e drejtonin vetëm “ilaket” dhe “kruzhokët” e interesave kriminale mafioze politike, ekonomike, financiare…etj.

Kjo është arsyeja, që pas 20 vitesh të zeza,  të bëhen reforma të thella strategjike, ekonomike, zhvillimore, nacionale dhe shtetërore, me qëllim që të funksionojë shteti i së drejtës, jo partia, jo kulti i individit, jo korrupsioni, padrejtësia, pabarazia, varfëria, papunësia dhe eksodi  i institucionalizuar i njerëzëve të varfër, të papunë dhe të brakstisur nga pushteti i vet, thënçin demokratik evropianoperëndimor, i rezervuar dhe i “qepur” vetëm për derëbejtë në pushtet dhe, jo për shtresat e gjera të popullit, të cilat qe më se 20 vjet jetojnë në mejrimin më të thellë ekonomik, social dhe material etj.

Moralizimi politik i Enver Hoxhajt

Ky ministër i shumëfishtë, i pamerituar, në kohën kur UÇK-ja luftonte me pushkë në krah nëpër male të Kosovës kundër okupatorit gjenicdal serb të Slobodan Milosheviqit,nga Austria ( si student) pati deklaruar se nëse “Fiton UÇK-ja, unë do të kërkoj azil në Serbi”!

-Ku është fjala, morali, parimi, përgjegjësia e Enver Hoxhajt, pse pas fitores së UÇK-së, nuk e mbajti fjalën, që të vete  të kërkonte “azil” në Serbi, por u kthye  në Kosovë, dhe u bë më i dëgjueshmi dhe më i disiplinuari i Hashim Thaçit. Dhe, ia pa hajrin, i doli mirë llogaria, se, qe 13 vjet nuk i zbriti “kalit” karrierist dhe poltronist, duke ndërruar kolltukët e ministrive të ndryshme në Kosovë.

Ky ish-ministër i shumëfishtë ( herë i arsimit, herë i politikës së jashtme , e herë zëvendëskryeministër…etj.) shkarkimin e ambasadorëve politikë, e quan “skandal dhe suspendim të politikës së jashtme të Kosovës” !?

Mirëpo. kjo është rrenë sa për t’i mashtruar votuesit e partisë së tij. Asgjë tjetër.

Kjo shpifje, në asnjë kuptim nuk është e vërtetë, sepse shkakrimi   i  atyre ambasadorëve nuk nënkupton kurrfarë hakmarrjeje dhe kurrfarë “pezullimi” të politikës së jashtme, përkundrazi do të thotë rivitalizimin dhe rifreskimin e saj me një BAZË TË RE STRATEGJIKE,  të pajisur me kuadro të tjera profesionale jopolitike, JO të dekretuara sipas mëhallave, katundeve, provincave dhe klaneve të ndryshme. S’ka më  “shkolla diplomatike” të tilla. Kanë perënduar ato kohëra të errëta “ti mua, unë ty”, kanë kryer misionin e tyre nepotist dhe latifundist.

-Enver Hoxjat(ish-kryediplomatit të Kosovës) po ia përkujtojmë se, suspendimin dhe paralizimin e politikës së jashtme e kanë bërë ata vetë me bosin e tij partiak në krye, Hashim Thaçi.

-Ja vetëm një shembull konkret se, në çfarë shkalle e patën degraduar dhe suspenduar politikën e jashtme të Kosovës. -Bosi i tij, Hashim Thaçi  e pati dërguar ambasador në  Uashington një qebapqi të Gjilanit, i cili e pati “hanger” mandatin e plotë , jo më pak se katër vjet. Ky ishte Zeniti  i kompremetimit dhe  i supendimit të politikës së jashtme të Kosovës. Ky ishte turpi i politikës së jashtme të Kosovës.

Në këtë kontekst, ja, edhe një shembull tjetër që provon kulmin e suspendimit të diplomacisë dhe të politikës së jashtme të Kosovës ( gjatë kohës kur ky ishte ministër): -Enver Hoxhaj jo më pak se 9 vjet, qëkur pati filluar Dialogu i Brukselit (2011-2020) e gënjente popullin se me këtë Dialog, “Serbia de fakto e ka njohur Kosovën” !? –Çfarë rrene për hava kjo?! –Kështu gënjenin  edhe  të tjerët, të involvuar në atë dialog, që tash u ka dalë “dardhë me bisht të gjatë”, sepse Serbia nuk po e njeh Kosovën.

Reforma e re diplomatike është strategji afatgjatë dhe pragmatizëm sine qua non !

Prandaj, Propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i miratuar nga presidentja e Kosovës, VJosa osmani nuk është i jashtëligjshëm e as jashtëkushtetues. Për më tepër, nuk mund të cilësohet “si suspendim i politikës së jashtme të Kosovës dhe, si skandali më i madh në politikën e jastme”, ashtu siç është shprehur në mënyrë tendencioze, naïve dhe destruktive ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj (aktualisht ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së).  Kjo nuk është e vërtetë, por vetëm një lloj propagande deklarative pa asnjë interes dhe, pa asnjë vlerë qoftë partiake, qoftë shtetërore. –Më tepër i ngjet një nostaligjie për ngeljen pa  asnjë pozitë ministrore të tij në qeverinë aktuale reformatore të Kosovës (sepse tash i ka humbur në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, më 14 shkurt 2021). Mirëpo, kjo nuk është kurrfarë kataklizme politike e as diplomatike, sepse në sistemin pluralist demokratik parlamentar, sot je ministër, kryetar, president, apo ambasador etj., nesër nuk je, ashtu sikur që nuk janë as Rugova, as Thaçi, as Jahjaga, as Isa, as Pacolli, as …etj.

Ky është kuptimi i demorkacisë, i reformave dhe i parlamentarizmit, nuk ka poste dhe pushtet të përjetshëm. - “Rosakët” me bishtat e tyre gjysmakë mjaft e kanë kullotur Kosovën, jo më pak se 20 vjet .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat