Populli asnjëherë nuk gabon, gabojnë partitë!

Opinione

Populli asnjëherë nuk gabon, gabojnë partitë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:29
Adem Bytyçi

Populli asnjëherë nuk gabon, gabojnë partitë, të cilat jetojnë jo vetëm me aromen e pushtetit, por edhe për përfitimin e interesave meskine nga pushteti.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit dhe humbjen e zgjedhjeve nga disa parti politike, të cilat më parë do ta imagjinonin çdo situatë tjetër të papritur se sa humbjen e pushtetit, me të cilin gjatë ishin mësuar të bashkëjetonin dhe të cilit me të vërtetë i'a kishin pa hajrin edhe më shumë se do të mund ta kishin imagjinuar. Të gjithë antarët e familjeve të tyre i kishin akomoduar në vendet e punës ku ishin rrogat më të larta.

‐ Për aq sa dinë qytetarët këta pushtetarë vetë ishin ligji, vetë shteti.

‐ Shumicën e prokurorëve dhe gjyqtarëve i kishin zgjedh vetë, në mënyrë që mos të goxonin t'i ndiqnin dhe procedonin veprat e tyre korruptive, kriminale dhe të tjera të kundërligjshme.

‐ Shumica e politikanëve u pasuruan brenda natës, nga hiqi krijuan pasuri të paimagjinueshme krahasuar mundësit e tyre reale dhe burimet e të hyrave që dispononin në të vërtetë.

‐Blenë toka në pronësi publike me çmime qesharake dhe i'a shitën shtetit me çmime astronomike dhe kështu disa nga ta thonë u pasuruan.

- I vodhën paturpësisht milionat e të dyja fondeve të luftës, Fondit “Vendlindja thërret” dhe fondin e 3%- shit, për të cilat fonde qytetarët tanë në diasporë kishin ndarë kafshatën e gojës së familjeve të tyre për ta financuar dhe ndihmuar luftën.

‐ Duke vjedhur dhe vendos në bordet e ndërmarrjeve publike bashkëpartiakët dhe familiarët e tyre, jarana, miqë dhe dajallarë, i falimentuan ndërmarrjet më profitabile nga të cilat shteti nga profiti i fitmeve të tyre përfitonte milona për çdo vit, për falimentimin e ndërmarrjeve të tilla askush nuk është përgjigjur para ligjit as formalisht se sa për t'u dënuar as që bëhej fjalë.

‐Investimet e jashtme i larguan nga vendi, duke ju kërkuar ryshfet invistitorëve jashtë vendit, të cilët donin të investonin në Kosovë, jo vetëm kaq, por edhe ndërmarrësit vendore i detyruan t'i zhvendosnin ndërmarrjet nga Kosova për t'i vendosur në Bullgari dhe shtete tjera të rajonit për shkak të aferave të ryshfetit, tani këto ndërmarrje në Bullgari kanë punësuar me qindra dhe mijëra punëtorë, ndërkaq numri i të papunëve në Kosovë është më i larti në rajon.

‐ Në përfaqësit diplomatike dhe konzelare të Kosovës në shtetet mike i kishin dërguar njerëzt e tyre , shumica nga të cilët nuk i plotësonin as kushtet e shkollimit, prandaj edhe pozita ndërkombëtare Kosovës në vend që të ngritej,vetëm sa vije e dobësohej.

‐ Në krye të institucioneve të larta arsimore dhe akademike i kishin vendosur njerëzit e tyre politik.

‐ Përshkak të ndërhyrjeve politike dhe nepotike në arsim organizata evropiane për vlerësimin e cilësisë së arsimit PISA, e kishte vlerësuar cilësinë e arsimit në Kosovë me notën më negative.

‐ Ndërtuan shtëpi moderne, blenë banesa, shtëpi dhe villa, kur shumë familje shqiptare nuk kishin as kulm mbi kokë, në vend që shteti të t'iu zgjidhte qështjen e banimit, me zgjedhjen e halleve të banimit të këtyre qytetarëve merreshin organizatat humanitare dhe disa ndërmarrës privat human, ndër të cilët edhe Shaqir Palushi nga Theranda, dhe Shoqata "Jetimat e Ballkanit", nën udhëheqjen e Halil Kastratit .

Qytetarët e Kosovës, duke patur parasysh gjithë këto anomali dhe qindra të tjera të qeverive të kaluara, në zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021, i ndëshkojë me votë partitë të cilat ishin bartëse të këtyre anomalive gjatë qeverisjes së tyre të Kosovës dhe qeverisjen e vendit i'a besuan koalicionit Kurti - Vjosa, përkatësisht Qeverisë Kurti.

Edhe Qeveria aktuale Kurti, nëse vazhdon keqqeverisjen e vendit si qeveritë e mëparshme do ta ketë fatin e tyre, sovrani në zgjedhjet e ardhshme do t'ia shqiptoj ndëshkimin e merituar me votë duke e larguar nga qeverisja e vendit siq ka vepruar me qeveritë e mëparshme.

Merita më e madhe dhe shpresëdhënëse për vendin tonë është : Qytetarët tanë kanë arritur në atë shkallë të vetëdijes kombëtare, politike dhe qytetare, që kurrë më nuk do t'ua besojnë qeverisjen e vendit politikanëve gënjeshtarë dhe hajna, pavarësisht se në radhën e cilave partive politike mund të jenë politikanët e tillë dhe në këtë mënyrë qytetarët tanë gradualisht me votën e tyre do ta spastrojnë skenën politike të Kosovës nga politikanët hajna dhe të korruptuar, të cilët tani më qytetarët e dijnë saktësisht se cilët janë ata dhe nuk do t'i lënë që përsëri të riciklohen në pozita të rëndësishme të pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat