Kosova me opozitë kundër Kosovës

Opinione

Kosova me opozitë kundër Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 8 korrik 2021 Në ora: 08:41
Rexhep Torte

LDK, PDK, AAK dhe AKR, nuk mund të jenë opozitë të shëndoshë në Kosovë pa u distancuar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli, të cilët me veprimet e tyre kequdhëheqëse partiake dhe keqqeverisëse qeveritare e shtetërore, i shkaktuan dëme të mëdha dhe e katandisën Kosovën në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Opozitën në Kosovë mund ta didiplinojnë dhe edukojnë vetëm votuesit e Kosovës duke mos i dhënë asnjë votë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Fitorja plebishitare e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i rrëzoi për toke LDK-në, PDK-në, AAK-në dhe AKR-në.

Kjo fitore e Vetëvendosjes ia solli ndryshimin dhe shpresën populit të Kosovës, e para me largimin nga kabinetet qeveritare të të korruptuarve dhe mashtruesve të derisotëm.

E dyta me fillimin e forcimit të drejtësisë dhe të luftës antikorrupsion dhe të verifikit të pasurisë.

E treta me ndryshimin rrënjesor të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ku tashmë Kosova hyn në dialog shtet i barabartë, dhe jo si në dekadën e kaluar që çdo gjë ishte sipas diktatit të Serbisë kriminale gjenocidale.

LDK, PDK, AAK dhe AKR, edhe pas këtij debakli që pësuan në zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk janë mbushur mend, dhe po vazhdojnë me avazin e vjetër mashtrues, se do të reformohen, forcohen sërish dhe shumë shpejt.

Këto janë vetëm tentime gënjeshtare të opozitës së sotme në Kosovë, e cila mendoh se me hilet e vjetra do ta mashtrojnë elektoratin e Kosovës në zgjedhjet lokale që pritetn të mbahen në vjeshtë.

LDK-ja me popmpozitet të madh e lajmëroi reformimin e saj me zgjedhjen e Lumir Abdixhikut kryetar të ri të kësaj partie.

LDK e zgjodhi Lumir Abdixhikun kryetar të ri të partisë, por e zgjodhi edhe Isa Mustafën akademikun, munafilun e dhelpanakun kryetar nderi të LDK-së, edhe pse Isa Musttafa akademiku munafiku e dhelpanaku e fundosi LDK-në, duke e fshirrë çdo gjurmë të Ibrahin Rugovës.

Edhe pse Isa Mustafa akademiku, muafiku e dhelpanaku, vetëm për ambiciet e tij të sëmura karieriste e korruptive, i solli dëme të mëdha e të pariparueshme LDK-së dhe Kosovës.

Avdullah Hoti, ish kryeministri i Kosovës lejoi të mashtrohet nga Richard Grenell-i, proserbi orthodoks dhe anti shqipatar, duke nënshkruar Marrëveshjen e Uashingtonit të dëmshme për Kosovën.

E çfarë reformimi i hamamit mund të quhet ky ndryshim kozmetik e mashtrues me Isa Mustafën kryetar nderi, i cili gjersa ishte kryetar i LDK-së e turpëroi LDK-në dhe Kosovën, me kequdhëheqjen e tij partiake dhe me keqqeverisjen e tij si kryeministër, dhe me dëmet që ia shkatoi Kosovës edhe me pjesëmarjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Isa Mustafa akademiku munafiku e dhelpanaku, ishte ai që në dialogun Kosovë-Serbi, e firmosi themelimin e Asociacionit të Konmunave me shumicë serbe, duke ia lënë Kosovës kopilin te dera.

Isa Mustafa duhej të demaskohej dhe të dënohej për kequdhëheqje të partisë, për keqqeverisje të qeverisë, si edhe për korrupsion, dhe të përjashtohej tërësisht nga LDK, e jo të zgjidhet kryetar nderi i partisë më të vjetër në Kosovë.

PDK-ja, më 3 korrik 2021 e zgjodhi Memli Krasniqin, kryetar të ri të partisë, i cili pas zgjedhjes së tij premtoi se do ta vazhdojë rrugën e ish kryetarëve të kësaj partie Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët që nga viti i kaluar ndodhen prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë me akuza shumë të rënda.

Memli Krasniqi një ditë pas zgjedhjes së tij kryetar i PDK-së, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekazin legjendar, duke deklaruar se , “ Prekazi mbetet udhërrëfyesi ynë, këtu lindi liria e kosovës”.

Nuk duhet harruar fakti se familjet në Kullat e Jasharajve e kanë deklaruar publikisht se asnjëherë nuk i kanë pranuar në konaqet e tyre Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Kjo vizitë e Memli Krasniqit në Prekaz e ka ngjyrën e reklamimit propagandistik dhe temtimit për t’i mbuluar mëkatet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të PDK-së karshi Kosovës martire.

Memli Krasniqi të njejtën ditë vizitoi edhe familjet e Hashim Thaçi e Kadri Veselit, duke deklaruar se, “ “Familjet e Hashim Thaçit e Kadri Veselit ishin frymëzim për çdo mendje dhe zemër patriotike”.

O Memli Krasnuiqi, vërtet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ishin frymëzim për çdo mendje e zemër patriotike, por vetëm para themelimit të Klanit “Rogner” në Tiranë dhe Klanit “Pronto” në Prishtinë”, sepse pas themelimit të këtyre klaneve famëkeqe, e shkelën lavdinë dhe e përqafuan tradhtinë.

O Memli Krasniqi, kot e ke, dhe mos u mundo t’i mbrosh Hashim Thaçin e Kadri Veselin, sepse nëse janë të drejtë e të pafajshëm mund t’i mbrojë vetëm Zoti, përndryshe nëse janë fajtorë, nuk mund t’i mbrosh as ti, por as avakatët e shumtë që ikanë angazhuar, por as edhe as milionat e eurove që po i jep Kosova për mbrojtjen e tyre.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk janë vënë prapa grilave në Hagë për t’i kaluar pushime verore në plazh, por për t’u përgjigjur akuzave shumnë të rënda gjyqësore.

Ramush Haradinaj ende qëndron në krye të AAK-së, dhe nuk dorëzohet edhe pse gjatë dy mandateve e tij si kryeministër, i shkaktoi dëme të mëdha Kosovës, duke keqqeverisur dhe duke u bërë milioner i pasluftës në Kosovë, nepërmjet korrupsionit, dhe duke mashtruar edhe me paraqitjen e pasurisë së patundshme në Agjensionin kundër korrupsionit.

Blerja e 200 hektarëve me vishme e lajthi për vetëm 70 mijë euro, falja e 8 mijë e 200 hektarëve tokë të Kosovës Malit të Zi, mashtrimi me deklarimin e shtëpisë në Prishtinë me vlerë vetëm 300 mijë euro.

Janë fakte të qarta se këmbëngulja e Ramush Haradinajt për tu bërë president i Kosovës, nuk ka qenë aspak për të mirë të Kosovës, por ka patur për qëllim të bëhet president për të patur mundësi t’i mbulojë keqpërdorimet dhe pasurinë e tij të fituar në mënyrë kundërligjshme.

Behgjet Pacolli, qëndron në krye të AKR-së, edhe pse ka mbetur deputet i vetëm i kësaj partie, me iluzione të kota se kjo parti mund të ringjallet.

Behgjet Pacolli, milioneri më i madh i Kosovës, nuk e vuri në praktikë, thënien popullore “Mos pyet çka ka bërë atdheu për ty, por pyete veten çka ke bërë ty për atdheun”.

Behgjet Pacolli i thotë Kosovës, “Më zgjidh mua president, dhe unë do të bëj të lumtur”.

Behgjet Pacolli ishte minintër i Jashtëm i Kosovës, por u dëshmua shumë i paaftë, duke mos bërë asgjë që Serbia kriminale dhe serbët kriminelë të dalin para drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë, duke mos bërë asgjë që t’i informojë ndërkombëtarët për krimet e Serbisë në Kosovë, por lejoi që Ivica Daçiq, homologu i tij serb , me gënjeshtra të arrijë të bëjë disa çnjohje të Kosovës nga shtetet që e kishin njohur Kosovën.

Reformim i vërtetë, rrënjësor e shpresëdhënës në LDK, PDK, AAK dhe AKR, do të ishte i mirfilltë, po qe se këto parti publikisht do të distancoheshin nga ish udhëheqësit e partive të tyre dhe nga ish udhëheqësit e tyre qeveritarë e shtetërorë, që akuzohen për krime, korrupsion, pasurim të paligjshëm dhe keqqeverisje, dhe po qe se i lagonin nga radhët e tyre të gjithë ata që i kanë toleruar këto dëme partiake dhe shtetërore që i janë shkaktuar Kosovës në të gjitha aspektet.

Do të vjen dita që të gjithë ata të cilët e keqqeverisën Kosovën, dhe të gjithë ata që gjatë negociatave Kosovë-Serbi në dekadën e kaluar e kanë dëmtuar Kosovën, do të paditen dhe do të dalin para drejtësisë së Kosovës.

Fundja çdo gjë është në dorën e votuesve të Kosovës, të cilët janë i vetmi ilaç për këtë opozitë destruktive dhe të dëmshme për Kosovën, e cila në vend që t’i pastrojë radhët e veta, ta pastrojë oborrin e vet, ajo duke e kritikuar kuturu Qeverinë e Albin Kurtit, mendon se do të rehabilitohet dhe se t’i fitojë zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Albin Kurti, po dëshmohet çdo ditë e më shumë se është në rrugë të mbarë në të mirë të Kosovës, por në 100 ditët e qeverisjes së tij, nuk mund t’i eliminojë të gjitha ato dëme të mëdha që ia shkaktuan Kosovës në 21 vitet e kaluara ish udhëheqësit e derisotëm të Kosovës me papërgjegjësinë dhe keqqeverisjen e tyre kundër Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat