Analisti Bytyqi i përgjigjet Pal Lekajt

Opinione

Analisti Bytyqi i përgjigjet Pal Lekajt

Nga: Adem Bytyqi Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:30
Adem Bytyqi

Përgjigjja në pyetjen e Pal Lekaj, të AAK- së, ‐Vetëvendosjes: Kur do të na qoni në hanë me atë raketën, do të ishte kjo!

Z. Lekë Doktori, me pas dashtë për t’i ndihmuar popullit, nuk e kishe braktisë mjekësinë, mirëpo leki ta ka thy qafën në politikë, edhe përpakëz shpëtove pa hy në burg për korrupsion, të dënuan me kusht .

Edhe po të shashtrisën kundërshtarët politikë kundër Kurtit, Kurti ka vendosur ta abrogojë dënimin me kusht për korrupsion, të lerë në fuqi vetëm dënimin me burg.

Tani, ata si ti, para se të bijën pre e korrupsionit për interesat pasurore të tyre do të mendojnë mirë, sepse nuk do të muajn t’i shpëtojnë dënimit me burg si në të kaluarën, në vend, që të dënoheshin me burg, janë dënuar me kusht si rasti yt.

Z. Kryeministri Kurti, akoma nuk i i ka qëruar hesapet me të korruptuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Aktiviteti të korruptuarve në Kosovë është topitura, por akoma nuk ka përfunduar difinitivisht.

Qeverisë Kurti, i duhet edhe një mandat qeverisës, përveç këtij aktualit, për t'i dërguar prapa grillave të korruptuarit dhe për t’ua gërditur përfundimisht atyre që i’u shkon mendja për t'u korruptuar.

Edhe mund të dukej interesante pyetja jote për Vetëvendosjen se kur do t'iu qojnë në HANË me atë raketën, por ndoshta e keni hallin diku tjetër, se si duke folur për raketat e Vetëvendosjes ëndërroni t’i riktheni pushtetit sa më shpejtë për ta qeverisur vendin ashtu siç dini ju, duke ia rritur rrogat vetës dhe duke e pasuruar vendin me nga 75 zëvendës Ministra, numrin e të cilëve nuk e kanë as shtetet edhe 100 herë më të mëdha se Kosova.

Ky është një realitet i cili na mundëson për ta kuptuar më mirë pyetjen tuaj për Vetëvendosjen, se kur pritni t'ju dërgojë në HANË me atë “raketën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat