Ku qëndron esenca e vizitës së Aleksandër Vuçiqit në Turqi?

Opinione

Ku qëndron esenca e vizitës së Aleksandër Vuçiqit në Turqi?

Nga: Adem Bytyçi Më: 23 korrik 2021 Në ora: 17:02
Adem Bytyçi

Po sa u prononcua Presidenti i Turqisë mike të Kosovës, z.Taip Erdogan, për të lobuar edhe në bashkëpunim me presidentin amerikan, Jeo Biden, për njohje të reja të Kosovës, i menjëhershëm ishte reagimi i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për t'ia bërë një vizitë Turqisë, që të takohej me presidentin Taip Erdogan.

Diplomacia serbe siç di të operojë në raportet me shtetet tjera kur është në pyetje politika e saj kundër Kosovës dhe kundër interesave të drejta në përgjithësi të shqiptarëve, para se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, të shkonte në vizitë në Turqi, e lavdëroj Turqinë si një fuqi e madhe ushtarake dhe ekonomike.

Tani, cili është qëllimi i vërtetë i vizitës së presidentit serb Vuçiq në Turqi?

Vizita e Vuçiqit, Turqisë përfshin shumë dimensione kundër Kosovës, popullatës shumicë dhe kundër vetë shtetit të Kosovës.

Para se të thuhen cilat janë ato dimensione të QËLLIMIT të vizitës së presidenti serb Vuçiq, në Turqi, do duhej të theksohej se me ardhjen e z.Albin Kurtit në krye të ekzekutivit, Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, nuk e ka edhe aq lehtë për të negocuar me z.Kurti, siç ka ka negociuar me negociatorët e mëparshëm të Kosovës për interesat ligjitime të Kosovës.

Prandaj, në Kontekst të gjithë kësaj, vizita e Aleksandër Vuçiq, presidentit serb, Turqisë i ka tri qëllime:

1. Për të lutur Presidentin Erdogan të Turqisë që mos të lobojë për njohje të reja të Kosovës te shtetet të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

2. Për të prishur miqësinë Kosovë Turqi, duke ditur se Turqia është një shtet mik i Kosovës dhe donatori kryesor pë furnizimin me armatim tëUshtrisë Kosovës .

3. Ta lus Presidentin turk, Taip Erdogan, që mos t'i vihen në dispozicion arkivat e shtetit turk, Kosovës , të cilat përmbajnë të dhëna me vlerë për gjenocidin e shtetit serb kundër shqipëtarëve, pasi që kryeministri aktual i Kosovës, z.Albin Kurti, e ka bqrq publike, se do të paditet shteti i Serbisë për krimin e gjenocidit në Gjykatën ndërkombërtare penale për krime lufte dhe krimin e gjenocidit.

Dhe, nuk përjashtohet mundësia që presidenti serb me rastin e kësaj vizite në Turqi, të negociojë me palën turke për furnizimin e Ushtrisë së Serbisë me drone turke, të cilët sot për sot thuhet se janë më modernit në botë.

Por, biseda e fundit me siguri nuk do të bëhet publike me rastin e përfundimit të kësaj vizite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat