Qeveria aktuale është në hallë të madh

Opinione

Qeveria aktuale është në hallë të madh

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 korrik 2021 Në ora: 07:39
Adem Bytyçi

Posa të ketë argumente se vendi po keqqeveriset nga Qeveria aktuale, korrupsioni nuk po luftohet , krimi ekonomik i organizuar në vend që të luftohet vetëm sa po lulëzon edhe më shumë, natyrisht se në raste të tilla opozitë, shoqëria civile ,mediat dhe të gjitha forcat politike në vend të cilat ia duan t'mirën vendit duhet ta kritikojnë Qeverinë.

Por, Qeveria Kurti, nga ajo që po shihet dhe po manifestohet në teren i është ekspozuar një lufte të padrejtë, pa argumente nga një opozitë e pa konsoliduar mirë politikisht dhe e pa vizion, e cila në bashkëpunim me disa media private dhe të shitura të kundërshtarët politikë të qeverisë Kurti, luftën kundër qeverisë Kurti ,e bëjnë me qëllim që t'i fshehin të këqijat të shumta të cilat ia kanë shkaktuar vendit kur vendin e kanë keq qeverisur vetë dhe duke bërë zhurmë më shumë se punë kundër qeverisë Kurti , shpresojnë ta pengojnë Qeverinë Kurti, jo vetëm t'i luftojë dhe eliminojë këto të këqija, por edhe të harrohen të gjitha të këqijtë, të cilat opozita e tanishme e Qeveria e dikurshme i'a ka shkaktuar vendit.

Kështu nuk i shërbehet vendit dhe nuk mund të luftohen të këqijat të cilat e mbajnë peng zhvillimin e vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, mbase, për veprimet e këqija në dëm të vendit duhet ta marrinë përgjegjësinë veç e veç pozitë-opozitë secila për veti, sepse vetëm kështu mund të luftohen të këqijat në vend dhe vendi pa pengesa të shkojë përpara në të gjitha aspektet e zhvillimit.

Kuptohet se, nuk ka qeveri ideale dhe të pa gabueshme, qeveri ideale nuk është as Qeveria aktuale Kurti, por krahasuar me qeveritë e mëparshme Qeveria Kurti, ka filluar t'i luftojë seriozisht ca fenomene negative dhe destruktive siç janë korrupsioni , krimi ekonomik i organizuar, grupet e interesit dhe mafinë politike të cilat të gjitha bashkë e kanë penguar zhvillimin ekonomik të vendit dhe e kanë varfëruar qytetarin.

Sot flitet se qytetarët e Kosovës janë qytetarët më të varfër në Europë, për këtë nuk mund të jetë përgjegjëse Qeveria aktuale Kurti, e cila vendin e qeverisë për një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe në këtë Qeveri nuk e kemi të akuzuar as një politikanë për korrupsion ,krim ekonomik apo për afera tjera mafioze korruptive ,të cilët janë pjesëmarrës të kësaj qeverie.

Ndërkaq, në qeveritë para qeverisë Kurti, ka shumë politikanë të akuzuar dhe të dënuar për korrupsion dhe keqpërdorime tjera.

Akoma ekziston mundësia që Ministra nga QEVERITË e kaluara të procedohen nga institucionet e drejtësisë të dyshuar për korrupsion dhe krim ekonomik të organizuar.

Ajo që dihet, në Kosovë kundër korrupsionit kërkohet të jenë bashkë opozitë - pozitë për ta çrrënjosur korrupsionin dhe krimin ekonomik si dy të këqijtë më koncerigjene në rrënimin e zhvillimit ekonomik të vendit dhe shumëfishimin e varfërisë se qytetarëve .

Me lejoni të bëjë një digresion, edhe sa u përket negociatave me palën serbe në Bruksel, negociator më të vendosur dhe të dijshëm se Kryeministri aktual Kurti ,për t'i mbrojtur interesat legjitime të Kosovës nga kërkesat ilegjitime, kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë gjenocidale anti shqiptare ndaj Kosovës, Kosova as nuk ka patur dhe as nuk do të këtë.

Ata që mendojnë se, duke i bërë koncesione Serbisë në dem të shtetit të Kosovës , Serbia, një ditë do ta pranojë shtetësinë e Kosovës gabojnë rëndë, sepse ëndrrat afate gjata të Serbisë janë që ta kolonizojë përseri Kosovën, në pa mundësi ta bëjë këtë ta formojë edhe një shtet tjetër serb në shtetin e Kosovës për pakicën serbe në Kosovë, këtë nuk do të ketë mundësi ta pranonte Kryeministri i Kosovës z .Albin Kurti, Kizinxheri Shqiptarë.

Nuk ka tjetër alternativë, Serbisë në sytë e ndërkombëtare dhe pranë të gjitha institucioneve ndërkombëtare qoftë edhe në Asamblenë e përgjithshme të KB, të kërkohet që të dënohet Serbia për gjenocid kundër shqiptareve, përndryshe Serbia jo vetëm që nuk do të pranojë të bëjë marrëveshje paqe me Kosovën, por përherë do të jetë Faktor i destavilizimit të paqes dhe kërcënimit të sigurisë në Ballkanin perëndimor...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat