Gjenerata e re e qeverisjes, shpresë për qytetarët

Opinione

Gjenerata e re e qeverisjes, shpresë për qytetarët

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 korrik 2021 Në ora: 10:44
Adem Bytyçi

Qeveritë e korruptuara i varfërojn, sundojnë dhe më në fund i dëbojn nga atdheu i tyre popujt me gënjeshtra kinse do t'iu përmirësojnë jetën.

Njëri ndër popujt i cila e ka patur një fat kaq të keq gjatë historisë së tij është edhe populli shqipëtarë.

Ky fat edhe pas kaq vitësh e shekujsh edhe pasi Shqipëria dhe Kosova u bënë shtete, shqipëtarët po i ndjek, në vend që të punojnë dhe jetojnë në vendin e tyre e kanë marrë dynjan në sy për një jetë më t'mirë.

Askush nuk mund ta di se deri kur do të vazhdojë një kalvar i tillë i vuajtjeve të një populli të mrekullueshëm të dy vendeve shumë të pasura të një populli shumë të varfër.

Kush është fajtor për varfërin dhe pamundësinë e këtij populli për të jetuar në vendin e tyre të begatshëm pa u detyruar ta boshatisin për të ikur në vendet tjera në kërkim të një jete më të mirë, përveq ata të cilëve ky popull i'au ka besuar fatet e të ardhmës së tij.

Ata në vend që të punonin për popull janë angazhuar për të krijuar pasuritë e tyre të pista ,e jo në shërbim të mirëqenjës së popullit të tyre.

Nuk ka dyshim se një ditë do t'i vije fundi një katrahure të tillë të popullit shqipëtarë në Shqipëri dhe Kosovë.

Kjo ditë do të vije atëherë kur në krye të këtyre dy shtetëve do të vijnë qeveritarë të një gjeneratë të re të cilët më shumë mendojnë dhe angazhohen për interesa të popullit- qytetarëve dhe atdheut se sa për interesa dhe pasuri të tyre në dëm të mirëqenës së atyre të cilët i'au kanë besuar fatet dhe një të ardhme të ndritur në shtetin , atdheun e tyre pa u detyruar për për ta marrë dynjan në sy për shkak të varfërisë ,papunësisë dhe pamundësisë për të patur një jetë normale në vendin e tyre të begat me resurse natyrore dhe bukuri të rralla prrallore turistike ,të cilat nuk i kanë shumë vende tjera të rajonit, Europës dhe botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat