​Shtyhet faza testuese e qarkullimit rrugor në Pejë

Peja

​Shtyhet faza testuese e qarkullimit rrugor në Pejë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Komuna e Pejës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se në vazhdim të fazës testuese për ndryshimin e qarkullimit rrugor, kanë vendosur ta shtyjnë këtë fazë deri me 23 korrik 2023.

Sipas një njoftimi të komunës, ky vendim është marrë pas vlerësimit të parë të ndryshimeve të qarkullimit të zbatuara nga data 09 deri me 16 korrik 2023.

Qëllimi i kësaj faze testuese është të përmirësojë qarkullimin e automjeteve në disa rrugë lokale të qytetit të Pejës, duke përfshirë drejtimet një-kahore. Përmes këtij plani, synohet të lehtësohet trafiku urban dhe të minimizohen ngarkesat që shkaktohen nga mjetet motorike.

Komuna e Pejës dhe Policia e Kosovës – Stacioni në Pejë, kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve që të jenë të vëmendshëm ndaj këtyre ndryshimeve të qarkullimit dhe të bashkëpunojnë për të vlerësuar ndikimin e tyre në qarkullim dhe në cilësinë e jetës së përditshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat