Have (Aliçkaj) Qorraj

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Have (Aliçkaj) Qorraj

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 00:00
Have (Aliçkaj) Qorraj

Sot u bënë 5 vite pa nënën, bashkëshorten dhe të dashurën tonë Havën.

Edhe pse u bënë 5 vite nga vdekja jote, malli për ty nuk po ndryshon, vetëm sa vjen e shtohet. Realiteti çdo ditë e më shumë po na mëson se asgjë nuk do ta largojë dhimbjen për ty, ajo do të jetë e përjetshme.

Çdo gjë është më e zbehtë dhe e zbrazët pa ty, na mungon dashuria jote e madhe, fjala jote e ëmbël, po ashtu edhe urtësia dhe mirësia jote.

Mami ti ishe gjithmonë vetvetja, e dashur, bamirëse, një grua me plot dinjitet dhe një nënë e përkushtuar ndaj nesh. Mburremi që të patëm dhe do të mbetesh heroina jonë përjetësisht.

Ike pa e shijuar jetën, duke na lënë përgjithmonë me zemër të thyer.

Të përkujtojmë gjithmonë me mall dhe zemër: Djemtë Florianiti dhe Pleurati, bashkëshorti Aliu, vjehrra Tusha, kunati Fatmiri me bashkëshorten Manushen, djemtë dhe vajzën Gresën dhe kunata Rukmoni me familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat