Sanije Kuliqi-Zhushi

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Sanije Kuliqi-Zhushi

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:21
Sanije Kuliqi-Zhushi

Mund të kenë kaluar tri vite nga humbja jote nënë, por mendimet tona për ty janë gjithmonë të freskëta.

Nuk të kemi dëgjuar zërin qe tri vite, por zemrat tona flasin me ty dhe për ty çdo ditë!

Dhimbja e humbjes tënde është e pamatshme. Sot që është përvjetori yt i vdekjes, kemi nevojë që ta dish se të duam dhe na mungon pa fund!

Është e vështirë ta pranojmë që nuk je më këtu. Na duket si një ëndërr e keqe, nga e cila nuk zgjohemi dot. E dimë që tani je në paqe dhe e lirë nga të gjitha dhimbjet dhe vuajtjet e tmerrshme të sëmundjes që të mori nga ne!

Por, kujtimet e tua na ngushëllojnë dhe na frymëzojnë të përballojmë çdo telashe.

Nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit, çdo moment do të kishte qenë më i mrekullueshëm nëse do të ishe sot me ne këtu.

Ne humbëm dashurinë më të pakushtëzuar që mund të kemi ndonjëherë dhe u rritëm ditën që na le, por të premtojmë që do të ecim përpara për shkak të dashurisë dhe forcës që na tregove gjatë gjithë jetës tënde.

Pusho mes lulesh, ëngjëlli ynë!

Të kujtojnë me mall: bashkëshorti - Emini; djemtë - Isa dhe Çlirimi; vajzat - Arbnora dhe Florentina; reja - Sela; nipi Dorenti dhe mbesa Doriona!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat