Kush ishte Fatime Arifi Mustafa, Zonja e Parë e Prishtinës?

Prishtina

Kush ishte Fatime Arifi Mustafa, Zonja e Parë e Prishtinës?

Nga: G.B Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 16:45
Fatime Arifi Mustafa, gruaja e Inxh.Nazmi Mustafës Kryetar i Komunës së Prishtinës nga viti 1972-1978

Fatime Arifi Mustafa, lindi në vitin 1934, në fshatin Babush të Komunës së Lipjanit. Ajo u martua me Nazmi Mustafën si 17 vjeçare.

Ajo tërë jetën ishte një grua e fortë e cila i qëndroi krah bashkëshortit në sfidat që e percollën gjatë gjithë karieres së gjatë, si minator në Trepçë, drejtor në ndërmarrjen “Ramiz Sadiku”, kryetar në Komunën e Prishtinës, etj.

Gjithashtu, ishte një nënë e përkushtuar, e cila punoi shumë në rritjen dhe edukimin e vajzave të saj, Burbuqes dhe Violetës. Më pas u përkujdes edhe për nipat e mbesat, madje edhe për stërnipat.

Znj. Arifi Mustafa ndërroi jetë në vitin 2014 në Prishtinë, e rrethuar nga më të dashurit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat