Rama për Rugovën: Përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona

Prishtina

Rama për Rugovën: Përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona

Më: 21 janar 2022 Në ora: 23:23
Ibrahim Rugova

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka kujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes.

Ai tha se Rugova do të jetë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.

“Sot kujtojmë Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e parë të Republikës së Kosovës, intelektualin, akademikun dhe kritikun letrar. I përulemi përgjithmonë jetës dhe veprës së tij, si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, lëvizjes për çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.” shkroi Rama.

Ai komentet i bëri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat