​Shpërthen gypi në Hajvali, disa lagje mbeten pa ujë të pijshëm

Prishtina

​Shpërthen gypi në Hajvali, disa lagje mbeten pa ujë të pijshëm

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 21:51
Ilustrim

Shpërthen gypi në Hajvali, disa lagje mbeten pa ujë të pijshëm.

KRU Prishtina ka njoftuar se në orët e mbrëmjes ka shpërthyer gypi i ujit në fshatin Hajvali.

Pa ujë të pijshëm kanë mbetur Hajvalia, Veterniku, Çagllavica, lagjet “Nic”, “Qershia” dhe “Qëndresa”.

“Jemi duke u marrë me rastin, por kushtet atmosferike e bëjnë të pamundurën të intervenohet sonte”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat