Rama: Po tentojnë të bllokojnë zhvillimin e kryeqytetit për inate politike

Prishtina

Rama: Po tentojnë të bllokojnë zhvillimin e kryeqytetit për inate politike

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 15:46
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, për iniciativën e anëtarëve të LVV-së për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, i ka akuzuar ata për bllokim të zhvillimit të qytetit për shkak të “lojërave politike”.

Ai ka theksuar sukseset në projektet zhvillimore, duke përmendur ndërtimin e rrugëve, shkollave, çerdheve për fëmijë, dhe shtrirjen e ngrohjes qendrore në lagje.

“Po tentohet të ndalet zhvillimi i Prishtinës për inate puro-politike, Kjo është politika juaj, politikë e bllokimit të kryeqytetit dhe të qytetarëve të saj. Dhe kur po ndodh kjo, po ndodh sot kur Rruga A, njëri ndër projektet më të mëdha zhvillimore në vend është duke u realizuar në kohë rekorde. Kur jemi duke përfunduar unazën e brendshme, kur kemi nisur ndërtimin e gjashtë shkollave të mëdha në kryeqytet, ndërtimi9n e gjashtë çerdheve për fëmijë. Kur kemi shtrirë ngrohjen qendrore në çdo lagje… Të cilat nuk kanë ndodhur vite më radhë, po ndodh sot”, ka thënë ai.

“Sot ndodhemi në një udhëkryq në një pikë kritike nga njëra anë oportunizmi politik po kërcënon me na marrë qytetin, i nxitur nga agjenda personale dhe jo me nevoja të qytetarëve të cilët në të gjitha bashkë këtu po iu shërbejmë. Iniciativa e stome që po propozohet kjo tentativë për me rrëmby pushtet është një shuplakë për çdo banorë të Prishtinës, është përpjekje e hapur për me blloku zhvillimin”, ka deklaruar tutje Rama.

Ai ka thënë se nuk janë zgjedhur nga qytetarët për të luajtur lojëra politike, por për ta kthyer Prishtinën në një qytet që pulson plot jetë.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës po mban mbledhje të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Pëllumb Bajçinovci, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat