Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prishtinë

Prishtina

Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prishtinë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:01
Pëllumb Bajqinovci

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka shkarkuar kryesuesin, Pëllumb Bajqinovci, i cili vjen nga subjekti politik i LDK-së.

Me votim të fshehtë, me 33 vota pro është shkarkuar Bajqinovci.

Votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në kryeqytet.

Në sallë ishin të pranishëm asamblistët e LVV-së, PDK-së, AAK-së dhe AKR-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat