Retkoceri: Çfarë zori e shtyu LDK-në të votojë këmbimin e pronave për ish-klientët e Ramës

Prishtina

Retkoceri: Çfarë zori e shtyu LDK-në të votojë këmbimin e pronave për ish-klientët e Ramës

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 09:06
Leutrim Retkoceri

Shefi i Grupit të Asambleistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka deklaruar se shkarkimi i drejtorëve nga kryetari Përparim Rama është bërë për hakmarrje politike.

Ratkoceri ka mohuar kritikat e LDK-së që në seancat e fundit nuk i ka votuar projektet e Ramës, ndërsa thekson se shkëmbimi i pronave në Badoc ka qenë pikë kyçe për prishjen e raporteve mes tyre.

“Më në fund LDK-ja e pranoi edhe publikisht se largimi i drejtorëve të PDK-së nga Përparim Rama dhe LDK-ja ishte hakmarrja politike kjo është më së evidente për shkak se sipas tyre që PDK-ja nuk ka pranuar t’i votojë pikat nga Përparim Rama dhe LDK-ja në seancat e fundit me mburrje e them se PDK-ja nuk ka pranuar të votojë këmbimin e dëmshme të pronave milionëshe në Badovc për këtë se a është projekt transformues dhe në interes të qytetarëve le ta vendosin vetë qytetarët e Prishtinës ndërsa sa i përket asaj se tha për tre muaj nuk ishim në seancë është totalisht e pasaktë sepse ne nuk ishim në tri seanca e këto tri seanca ishim për një muaj dhe dhjetë ditë në tërësi kohore të cilat shpërfaqën skandalin e trafikimit të kësaj pike në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka thënë Ratkoceri.

Ratkoceri ka deklaruar se kundërshtitë e partisë së tij në rastin e këmbimit të pronave në Badoc e kanë shpërfaqur që nga viti 2020. Ratkoceri thekson se këmbimi i pronave milionëshe ka pasur për synim t’u jap ish-klientëve të Ramës.

“Çka duhet të bëhet një pyetje publike këtu është se çfarë zori e shtyu LDK-në që të votojë këmbimin e dëmshëm milionësh të propozuar nga Përparim Rama për ish-klientët e tij kjo është pyetja që ata duhej të përgjigjeshin dhe po besoj se më së miri duhet t’iu përgjigjën qytetarëve para se të akuzojnë të tjerët për çfarëdo fantazme që ata mund të krijojnë. Unë nuk e di që ka pas ndonjë projekt transformues përveç projektit të Badocit të cilin publikisht e kemi thënë se nuk e mbështesim. Kemi qëndrim nga viti 2020 për këtë çështje në vitin 2021 dhe kemi sigurisht edhe sa ishim në bashkëqeverisje, kishim qëndrim që nuk e përkrahim një projekt i cili dëmton interesin publik dhe nuk e arsyeton interesin e komunës e pse po e bën këtë këmbim të pronave milionësh të ish-klientëve të Përparim Ramës”, deklaroi ai.

Ai ka garantuar se nuk do të jenë bllokues në projektet që janë në të mirë të qytetarëve, ndërsa thekson se do ta bëjnë të kundërtën në projektet që si këmbimi i pronave në Badoc.

“PDK-ja nuk do të jetë bllokuese në asnjë moment për qytetarin e Prishtinës e sigurisht PDK nuk do lejoj që të trafikohen dhe të tentohet që projekte të dëmshme sikur ky këmbimi i pronave milionësh në Badovc të kaloj. Hapat të cilët do i merr do të njoftojmë me kohë tash për ne mezi presim që të krijohet një shumicë e re nga Përparim Rama dhe ne ta bëjmë më së miri punën në pozitën e opozitës që jemi përcaktuar si PDK që do të qëndrojmë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat