Bllokohet një pjesë e sheshit pasi kulmi rrezikon të bie

Prishtina

Bllokohet një pjesë e sheshit pasi kulmi rrezikon të bie

Më: 11 mars 2024 Në ora: 15:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Prishtinës e ka bllokuar një hapësirë në sheshin “Nënë Tereza”, pasi kulmi i një ndërtese rrezikon të bie për shkak të erërave së fuqishme.

Në vendin e ngjarjes, janë parë ekipe të zjarrfikësve dhe kamioni intervenues për heqjen e kulmit.

Komuna i ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes për shkak të erërave.

“Ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat