Hapet konkursi për sheshin dhe monumentin e Adem Jasharit, Rama: Komandant Prishtina të pret

Prishtina

Hapet konkursi për sheshin dhe monumentin e Adem Jasharit, Rama: Komandant Prishtina të pret

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëprarim Rama, ka njoftuar se është hapur konkurs për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar Adem Jashari.

Rama ka thënë se ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.

“Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit.

Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tone”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat