Hapet konkursi për krijimin e sheshit monumental të Adem Jasharit, reagon nënkryetari i Prishtinës

Prishtina

Hapet konkursi për krijimin e sheshit monumental të Adem Jasharit, reagon nënkryetari i Prishtinës

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:50
Adem Jashari.

Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë të ditur se është hapur konkursi për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar Adem Jashari.

Ai ka thënë se ky shesh do të shërbejë si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë, siç u shpreh ai, një prej ka

pitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.

“Bac, Prishtina po të pret! Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit”.

“Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë”, është shprehur Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat