Prishtina me plotë mbeturina, gjendja synohet të ndryshohet brenda dy muajve

Prishtina

Prishtina me plotë mbeturina, gjendja synohet të ndryshohet brenda dy muajve

Më: 24 mars 2024 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Menaxhimi i mbeturinave në Prishtinë shpesh të jep përshtypjen që ka dal jashtë kontrollit, pasi ato shihen pothuajse në cdo cepë të qytetit. Megjithatë në Komunën e Prishtinës shpresojnë se gjendja do të ndryshojë brenda dy muajve.

Mungesa e shportave nëpër trotuare, mungesa e kontenjerëve, kontenjerët të stërmbushur dhe mbeturina në afërsi të kontenjerëve, janë pamjet që shohim në cdo pjesë të kryeqytetit. Megjithatë, në komunë thonë se do të jenë shembull i mirë i mirëmbajtjes së Prishtinës.

Drejtori i ri i Shërbimeve Publike në Komunë e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka thënë për KosovaPress, tha se Prishtinës po i shtohen edhe 1370 kontejnerë të rinjë dhe me ardhjen e tyre për qytetarët e Prishtinës nuk do të jenë më problem mbeturinat në rrugët e kryeqytetit.

Brestovci ka përmendur edhe disa metoda të reja të identifikimit të lokacioneve se ku duhet të shtohen ekipe shtesë për grumbullim të mbeturinave.

Brestovci: Prishtinës për mbeturinat po i vjen zgjidhja

“Nuk e kemi pasur ndoshta qasjen më të mirë të duhur, por jemi në rrugë shumë të mirë për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike. 00:17 Ndërmarrja e pastrimit “Pastrimi”, e cila është e vetmja për momentin që bënë bartjen e mbeturinave, ka mbërritur me rrit numrin e mekanizmit, ka marrë disa kamionë me qera dhe po i del zot që turnet e tyre të parapara në planin operativ me i përfunduar në kohë, përjashtimisht të dielave kur numri i punëtorëve është më i limituar. Po e përfundon sipas planit operativ që e ka. Fatkeqësia jonë është që ky plan operativ që e ka pasur Ndërmarrja “Pastrimi”, nuk është i mjaftueshëm për nevojat që kemi. Prandaj, ne kemi krijuar grupe që kanë dalë në teren dhe po merren me këtë problematikë dhe po identifikohen të gjitha pikat, lokacionet ku duhet të jenë shtesë për grumbullim të mbeturinave dhe njëherë janë duke e bërë edhe evidentimin e lokacioneve ku duhet të rritet frekuenca e zbrazjes së mbeturinave”, tha ai.

Ai shtoi se po shikojnë mundësinë për angazhimin e një operatori ekonomik privat, por se do t’i blejnë edhe dhjetë kamion për mbledhjen e mbeturinave.

Brestovci: Do i kemi 1370 shtesë në kryeqytet

“Edhe me ardhjen e 1370 kontejnerëve të rijnë të cilët kanë filluar që nga sot kontingjenti dhe deri më 30 prill, përfundohet si projekt, do i kemi 1370 shtesë në kryeqytet. Ne tani jemi edhe për kyçje e një operatori ekonomik privat, por kemi ndarë edhe për blerjen e 10 kamionëve për të cilët fatkeqësisht lënda ka përfunduar në OSHP, por se pritet që të ketë zgjidhje dhe të kemi edhe ata kamionë në dispozicion”, tha Brestovci.

Sipas tij, qytetarëve do t’u ofrohet zgjidhje për hedhje të mbeturinave dhe pastaj nëse dikush nuk i shfrytëzon këto mundësi, atëherë mund të gjobitet.

Brestovci: Qytetarët që nuk shfrytëzojnë mundësit për hedhje të mbeturinave mund të gjobiten

“Për të pasur sukses dhe mundësi me u sjell dinjitetshëm me mbeturinat, ne duhet të krijojmë kushtet e që fatkeqësisht qytetari nuk i ka pasur, as për hedhjen e mbeturinave të vëllimshme. Nëse një qytetar i ndërron mobilieritë e ka të pamundur me bërë zgjidhje ose duhet me ia fal dikujt ose me i hedh vend e pa vend......02:43 Do të japim mundësi që qytetari të ketë çfarë të bëjë me mbeturinat dhe pastaj nëse dikush nuk i shfrytëzon mundësit që ne i kemi krijuar, atëherë edhe normal pasojnë gjobat”, tha ai.

Brestovci flet edhe për parcelat private dhe ato të ndërmarrjeve publike, në të cilat ka mbeturina, e të cilat me një vendim do të kenë obligim pastrimin.

Brestovci: Do të jemi shembull i mirë se si do të mirëmbahet kryeqyteti

“Po besoj që fuqishëm brenda dy muajve do e prodhojmë një rezultat të dukshëm, një rast, ne kemi shumë parcela private, të cilat janë të pashfrytëzueshme dhe janë të gjendje jo të mirë, ka therra, bari dhe mbeturina dhe këtyre me një vendim të veçantë të kryetarit, do e shëndërrojmë në çështje obligative për secilin pronar të parcelave private që ata pastaj të kujdesen edhe për parcelën e tyre. Po ashtu, edhe me një vendim do i obligojmë edhe ndërmarrjet publike të cilat kanë në menaxhimin e tyre pronësi që edhe ata të merren menaxhimin e mbeturinave. 04:00 Unë besoj që qytetarët duhet të sensibilizohen dhe do të sjellin në mënyrë shumë më ndryshe kur me punën tonë, do të jemi një shembull i mirë se si do të mirëmbahet kryeqyteti”, tha Brestovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat