​Menaxhimi i komenteve të pavërteta nga bizneset

Puna

​Menaxhimi i komenteve të pavërteta nga bizneset

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Me kalimin e marketingut në internet, e viteve të fundit në masë të madhe në rrjete sociale, komentuesi është faktori kyç në imazhin e një kompanie. Studimet kanë treguar që 95 për qind e konsumatorëve i lexojnë komentet përpara se të vendosin të blejnë diçka. Ndërsa, 94 për qind e konsumatorëve thonë që kanë qenë komentet ato që i kanë bërë të heqin dorë nga ndonjë brend apo biznes. Pra, bizneset duhet të përpiqen që t’i adresojnë shërbimet dhe problemet ndaj klientëve, sepse shumë komente negative e dëmtojnë reputacionin e një biznesi.

Mbetet shqetësues fakti që shumë komente nuk janë të vërteta. Këto komente vijnë nga “spammers” apo konkurrentë, të cilët tentojnë që t’i dëmtojnë bizneset e caktuara me komente që nuk janë të vërteta, e që do të jenë të vështira të largohen.

Më vazhdim Akademi Pune ju sjellë disa këshilla të “Digital Marketing Istitute” se si t’i dalloni këto lloje të komenteve dhe si t’i raportoni ato në Google.

Ka disa biznese që i blejnë komentet, në mënyrë që ndërtojnë reputacionin online, por kjo nuk është një ide e mirë. Në raste të tilla mund ketë ndjekje ligjore për bizneset. Siç njihet rasti i Amazon.

5 mënyra për ta provuar që komenti është i rremë

Mungon detaji: Është shumë e vështirë të përshkruani ndonjë produkt apo përvojë nëse në fakt nuk ka ndodhur. Komentuesit e rremë zakonisht flasin në mënyrë të përgjithshme në vend të diçkaje specifike. Ekspertët nga Universiteti i Kornellit thonë që komentuesit e vërtetë (të hoteleve për shembull) përdorin fjalë konkrete si “banjo”, “check-in”, apo çmimet. Ndërsa, ato mashtruese kanë më shumë gjëra që krijojnë ngjarjen si “pushimi”, “udhëtim pune”, ose “burri im”.

Përfshinë shumë folje, pak emra: Rishikimet e vërteta, në të cilat hyjnë komentet janë më shumë të përqendruara në përshkrimin e situatave me emra, ndërsa ato të rremet e bëjnë këtë më shumë me folje. Përpjekje të tilla supozohen që ta bëjnë ngjarjen më bindëse, por përfundojnë duke e bërë të kundërtën e saj.

Përdorimi i vetës së parë: Kur komentuesi dëshiron që të krijojë një ngjarje dhe të duket sikur është i sinqertë, atëherë përdorë përemrin vetor “Unë”.

Komentuesi i prekë dy ekstremet: Pavarësisht që disa komente shumë pozitive apo shumë negative mund të jenë të vërteta, disa nuk janë. Kjo shumë shpesh bëhet për ta dramatizuar vlerësimin mesatar të një produkti apo shërbimi.

Komentuesi nuk di të fshihet: Nëse disa komente të ndryshme janë të shkruar me të njëjtën gjuhë, atëherë ato mund të jenë nga ndonjë mashtrues. Shumica e faqeve ju lejojnë që të klikoni dhe të shikoni profilin e komentuesit, kjo është një mundësi e mirë për ta hulumtuar çështjen.

Si t’i largojmë komentet e pavërteta nga Google?

Përveç përpjekjes për t’u përgjigjur në këto lloj komentesh, do t’ju duhet po ashtu të fshini ato. Sfida është se Google nuk i njeh se cilët janë konsumatorët e vërtetë dhe nuk pranojnë arsyetime të tilla si “nuk kanë blerë fare tek ne”. Kështu që do të jetë shumë e vështirë, që ta provoni identitetin online të dikujt, e aq më shumë kur Google pranon edhe emra anonim. Në lidhje me këto mesazhe Google ka disa këshilla të hollësishme. Disa nga këshillat më të rëndësishme janë: jini të shkurtër, jini mbrojtës, jini të këndshëm dhe përgjigjuni në të njëjtën mënyrë që do ta bënit për një koment negativ nga një klient i vërtetë.

SHEMBULL: Ne e marrim këtë përmbajtje shumë seriozisht. Fatkeqësisht ne nuk kemi ndonjë incizim apo ndonjë gjë tjetër të përvojës tuaj me ne, as nuk mund ta verifikojmë ndonjë gjë në lidhje me identitetin tuaj me këtë emër në incizimin tonë. Nëse keni bërë biznes me ne, ne dëshirojmë që ta hetojmë këtë çështje më tej. Ju lutem, na thoni emrin me anë të emailit, kështu që do të kemi mundësinë që ra shqyrtojmë çështjen!

Pasi ta keni dhënë përgjigjen, është koha që ta vlerësoni komentin. Flamuri i vlerësimit do t’ju dërgojë në faqen “Resport a Policy Violation” (Raportoni një shkelje të politikave). Vendosni emailin dhe selektoni llojin e shkeljes. Nëse Google ka nevojë për më shumë informacione atëherë do t’ju drejtohet ndonjë përfaqësues. Përmes kësaj forme do të merrni një përgjigje brenda disa ditëve, por në raste se komenti përmban gjuhë të urrejtjes, apo fyese, atëherë është edhe një formë tjetër, me anë të së cilës do të merrni përgjigje më të menjëhershme nga Google. Sipas DMI, këto janë hapat që duhet t’i merrni:

1. Identifikohu në panelin Google My Business

2. Shkoni në seksionin e komenteve

3. Selektoni “Support” nga mënyja kryesore

4. Zgjidhni një metodë të kontaktit- email apo numër telefoni

5. Plotësoni informacionet kontaktuese

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat