"Gjeta kondomë të fshehur nga gruaja, ndërsa ne po bënim.."

Seksi

"Gjeta kondomë të fshehur nga gruaja, ndërsa ne po bënim.."

Nga: Bota sot Më: 30 maj 2021 Në ora: 22:36
Ilustrim

E dashura psikologe: Kam gjetur kondome të fshehura tek veshjet e gruas time, ndonëse ne kemi qenë duke provuar për një fëmijë dhe një seks të pambrojtur.

Unë jam 39 vjeqar dhe ajo është 33 dhe jemi bashkë për tri vite.

E di që ajo mban një kuti me të brendshme në veshjet e saj që prej para se të martoheshim, Doja t'i blija asaj një palë veshje të brendshme seksi në përvjetorin tonë dhe ajo m'i ka thënë shumë herë përmasat e saj, por unë nuk i mbajë mend.

Do të doja të mos shikoja dhe tani nuk e di se qfarë të mendoj. Në mesin e të brendshmeve gjeta disa kondomë shumë të mëdhenjë me aromë.

Kalova nëpër dollapët tjerë dhe gjeta një sasi tjetër të madhe.

Unë i tregova asaj qfarë kisha gjetur dhe ajo qeshi.

Shpjegimi i saj ishte se i kishte përdorur në ndejën e Ann Summers disa vite më parë dhe shumë produkte i kishte shpërndarë nëpër shtëpi që kur u zhvendosëm për të jetuar bashkë.

Ajo më tha se kjo është e vërteta dhe dukej shumë e sigurt, por unë shqetësohem se ajo mund të jetë një gënjeshtare e shkathtë.

Ajo më tha më pas se ne jemi shumë mirë në lidhje dhe nuk kemi asgjë për të fshehur. Kjo është e vërtetë se ne kemi një lidhje briliante dhe unë do ta shijoja të gjithë seksin në përpjekjen për të ardhur një fëmijë.

Që atëherë i kam hequr prezervativë. Unë jam ftohur me të dhe nuk e di nëse duhet ta besoj atë që ajo thotë.

Ajo ka punuar nga shtëpia gjatë vitit të kaluar dhe unë kam qenë punëtor kryesor në një supermarket. Unë dua t'i besoj asaj, prandaj a duhet ta harroj dhe të pres të ardhmen tonë së bashku?

Psikologia përgjigjet: Ajo ju ka dhënë një shpejgim të arsyeshëm, por mbase pasiguritë tuaja nuk po ju lënë të bindeni.

Nëse ajo të ka tradhtuar, me siguri se nuk do të ishte aq e pakujdesshme që t'i linte aty ku mund t'i gjesh ti./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat