S'ka seks të mirë nëse ai bën këto gjëra në shtrat

Seksi

S'ka seks të mirë nëse ai bën këto gjëra në shtrat

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Nëse partneri yt mendon se të kënaq 100% seksualisht, por ti nuk ndan të njëjtin mendim me të, atëherë tregoji këtë artikull. Një listë me gabime që duhen eleminuar në shtrat!

 Burrat mendojnë se seksi nis në dhomën e gjumit

Në fakt, eksitimi nuk ndodh kaq shpejt tek gruaja. Është një mbledhje ndjesish gjatë ditës: nëse e dëgjon, nëse i flet, nëse i kushton vëmendje dëshirave të saj; i kap dorën, e puth, e përqafon; pra, nëse e bën të ndihet e sigurt, është çelësi për të eksituar një grua. E thonë ekspertët.

Të mendosh se e di çfarë i pëlqen asaj

Numri i grave që shtiren është po aq i madh sa 30 vite më parë. Nuk mund ta dish nëse po e shijon vërtet apo jo. Kështu që, në vend që të ndihesh i vetëkënaqur, pyete herë pas here nëse po i pëlqen një mënyrë e caktuar, si edhe sugjeroi diçka të re që mund ta bëjë të ndiejë më shumë.

Planifikimi

Mos mendo asnjëherë se nëse funksionoi herën e kaluar, do të funksionojë edhe tani. Ajo që e eksiton një grua varet shumë nga gjendja emocionale, apo nga faza e ciklit menstrual në të cilën ndodhet. Kushtoji vëmendje dhe nëse nuk duket se po kënaqet, provo diçka të re dhe shiko si do të përgjigjet. Nëse i pëlqen, qëndroji asaj. Shumë gra ankohen se burrat kalojnë tek faza tjetër pikërisht kur atyre sapo ka nisur t’u pëlqejë.

Ta lësh gjithçka në nivel fizik

Zgjeroje idenë për nxemjen. Shumë burra kanë maninë të stimulojnë fizikisht, dhe e lënë krejtësisht pas dore stimulimin mendor. Ndërsa burrat shijojnë atë që kanë përpara, gratë gjatë seksit vënë shumë në punë fantazinë. Bashkoju: kujtoi diçka apo përshkroji një fantazi seksuale.

Të presësh të kalojë në orgazëm përmes penetrimit

Për 80% të grave, vetëm penetrimi nuk e bën punën. Kjo sepse shumica e pozicioneve nuk e stimulojnë klitorin. Megjithatë, ka mënyra të tjera për ta kënaqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat